Kosova është mposhtur sonte Britania e Madhe, në garat kualifikuese të FIBA–s “Eurobasket 2021”.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë dhe ka përfunduar me rezultat 71:63, në të mirë të Britanisë.

Kjo ishte humbja e dytë e Kosovës në garat kualifikuese evropiane, ndërsa ishte fitorja e parë e Britanisë.

Më 14 gusht Kosova e pret në “Minatori”,  Luksemburgun, nga i cili është mposhtur në takimin e parë.

Ndeshja në dy cerekët e parë ishte e balancuar, ndërsa  në pjesën e dytë britanikët ishin më të mirë duke fituar në fund.

Kjo humbje ia pakëson dukshëm gjasat Kosovës për kualfikim tutje. /Telegrafi/