Kosova pëson humbje nga Shqipëria në kualifikueset e Evropianit në basketboll


Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje befasuese në shtëpi nga Shqipëria, në kuadër të kualifikuesve për “Eurobasket”, xhiro e pestë.
“Dardanët” edhe pse favorit i padiskutueshëm, pësuan humbje me rezultat 82-89.
Përballja ishte tepër e barabartë nga fillimi, me çerekun e parë që përfundoi me rezultat 23-23.
Pas kësaj, Kosova e mbylli çerekun e dytë me një pikë epërsi (25-24). Sidoqoftë, kur pritej dominimi i Kosovës, Shqipëria befasoi për të marrë dy çerekët vendimtar.
Fillimisht, e mbylli çerekun e tretë me pesë pikë epërsi 17-22, kurse në fund e vulosi fitoren me tre pikë dallim 17-20.
Breein Tyree ishte më i dalluari te Shqipëria me 25 pikë, ndërsa te Kosova nuk mjaftoi paraqitja e jashtëzakonshme e Dardan Berishës me 28 pikë.
Kësisoj, Shqipëria tani renditet në pozitën e fundit me katër pikë ndërsa Shqipëria ngjitët në vendin e dytë në grupin C me pesë sosh./Telegrafi/















































