LAJMI I FUNDIT:

Konsiderohet si zbulimi i Ligës së Kampionëve: Barcelona, Liverpool dhe Man Utd vihen pas tij, por çmimi i kërkuar për Fernandez është 120 milionë euro

Konsiderohet si zbulimi i Ligës së Kampionëve: Barcelona, Liverpool dhe Man Utd vihen pas tij, por çmimi i kërkuar për Fernandez është 120 milionë euro

Manchester United, Liverpool dhe Barcelona janë të interesuara për mesfushorin 21-vjeçar të Benficas, Enzo Fernandez, me katalanas që e shohin si zëvendësues të Sergio Busquets.

Padyshim, Enzo Fernandez është një nga zbulimet e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori argjentinas ka bërë që shumë klube ta admirojnë për mënyrën se si e drejton lojën.

Gjithçka tregon edhe çmimi i tij, i cili do të jetë i lartë sepse nuk ka shumë lojtarë të tillë.

Barcelona po ndjek zhvillimin e Fernandez në Benfica, të cilës ai iu bashkua këtë verë nga River Plate për 12 milionë euro.

Katalanasit e ndoqën edhe kur luante në Argjentinë, por më pas nuk mundën ta sillnin për shkak të problemeve financiare.

Sipas Transfermarkt, Fernandez vlen 35 milionë euro, por ka një klauzolë blerjeje prej 120 milionë euro.

Përveç spanjollëve, edhe Manchester United dhe Liverpool raportohet se janë të interesuar, por ende nuk ka bërë një lëvizje konkrete në lidhje me transferimin.

Kontrata e Fernandez është deri në vitin 2027./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori