LAJMI I FUNDIT:

Koeman për të ardhmen e Messit: Nuk jam i sigurt se ai do të qëndrojë te Barcelona

Koeman për të ardhmen e Messit: Nuk jam i sigurt se ai do të qëndrojë te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka pranuar se nuk është i sigurt se Lionel Messi do të qëndrojë në klub përtej përfundimit të kontratës së tij më 30 qershor.

Publikimi i kontratës së argjentinasi nga El Mundo në fund të javë së kaluar ka shkaktuar një rrëmujë te skuadra katalunase.


“Ishte një kohë e vështirë sepse ai është ende lojtari më i mirë, por ai ishte i zemëruar për disa situata në klub”, ka thënë Koeman në një intervistë për Athletic kur u pyet për gjendjen shpirtërore të Messit verën e kaluar, kur ai dorëzoi një kërkesë transferimi.

Identifikohen dyshet sulmuese më të mira në top pesë ligat evropiane
Lexo po ashtu Identifikohen dyshet sulmuese më të mira në top pesë ligat evropiane

“Dhe ai nuk ishte i lumtur që ishte në një ekip i cili humbi 8-2 kundër Bayern Munichut në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Sigurisht, ai ishte i zemëruar, duhej të largohej, ai donte të largohej nga ekipi”.

“Së pari, ajo që i thashë klubit ishte, në rregull, nuk është problemi im. Është një problem midis klubit dhe Leo Messi. Dhe ju duhet ta zgjidhni atë”.

Çfarëdo page që merr Messi, ai gjeneron edhe më shumë të ardhura për Barcelonën
Lexo po ashtu Çfarëdo page që merr Messi, ai gjeneron edhe më shumë të ardhura për Barcelonën

“Më në fund, klubi tha, ne nuk bëjmë një transferim për të. Ai duhet të qëndrojë. Ishte një kohë e vështirë për Leon, por ai më në fund e pranoi atë”.

“Unë fola me të në shtëpinë e tij para se të fillonim sezonin dhe bëra plane me të dhe ai ishte me të vërtetë entuziast. E dija që ai kishte disa probleme me klubin dhe unë isha jashtë kësaj”.

Real Madrid dyshon në 'lojë të ndershme' financiare nga Barcelona - kontrata e Messit i ka shokuar të gjithë
Lexo po ashtu Real Madrid dyshon në 'lojë të ndershme' financiare nga Barcelona - kontrata e Messit i ka shokuar të gjithë

“Unë i thashë Leo, jam me të vërtetë i lumtur nëse qëndron. Nëse nuk qëndron, është vendimi yt dhe është ajo që duhet të bësh me klubin. Nëse qëndron, do të jesh pjesë e ekipit dhe kjo do të jetë pozicioni juaj për të marrë të gjitha të mirat nga vetja juaj”.

“Pak nga pak, ai e pranoi atë situatë. Dhe shikoni se si po luan në javët e fundit; ai është me të vërtetë i përfshirë në klub, në ekip. Por, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Rummenigge: Kam lexuar për borxhet e Barcelonës dhe gati sa nuk u ngulfata
Lexo po ashtu Rummenigge: Kam lexuar për borxhet e Barcelonës dhe gati sa nuk u ngulfata

Lidhur me fjalinë e fundit të Koeman atje, ai e di se do të jetë e vështirë të bindësh Messin të qëndrojë dhe të refuzojë ofertat nga Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

“Nuk jam i sigurt për atë [ qëndrimi i Messit ]”, vazhdoi holandezi.

Victor Fonte thotë se Barcelona mund të mbijetojë edhe pa Messin
Lexo po ashtu Victor Fonte thotë se Barcelona mund të mbijetojë edhe pa Messin

“Unë shpresoj, po, për këtë sepse ai është ende një lojtar i shkëlqyeshëm dhe ai ende fiton ndeshje për ne, për ekipin. Unë jam duke e shijuar të jem trajner i tij; nëse i shikoni cilësitë e tij çdo ditë në seancat stërvitore, është e pabesueshme”.

“Sigurisht, ai erdhi si një fëmijë i ri në Barcelonë. Dhe unë ende nuk e shoh Leo Messin me një fanellë tjetër përveç fanellës së Barcelonës “, ka shtuar më tej Koeman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori