LAJMI I FUNDIT:

Koeman lavdëron Messin për paraqitjen ndaj Alavesit, thotë se është i lumtur te Barcelona

Koeman lavdëron Messin për paraqitjen ndaj Alavesit, thotë se është i lumtur te Barcelona

Ronald Koeman ka insistuar që Lionel Messi është “i ngazëllyer dhe i lumtur” te Barcelona pavarësisht bisedave të vazhdueshme për largim nga Camp Nou në verë.

Messi ka arritur në kuotën e 15 golave nga 20 ndeshje të La Ligas në sezonin 2020-21 duke shënuar dy herë në fitoren 5-1 ndaj Alavesit të shtunën.


Argjentinasi vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Camp Nou pasi hyri në pesë muajt e fundit të kontratës së tij, por Koeman mendon se ai po shijon përsëri futbollin e tij mes formës së brendshme të përmirësuar të Barçës.

Zabaleta: Manchester City ofron 'kushte perfekte' për Messin
Lexo po ashtu Zabaleta: Manchester City ofron 'kushte perfekte' për Messin

Pas fitores së Alaves, Koeman u pyet për të diskutuar kontributin e Messit, ndërsa nuk hezitoi ta lavdëroj përpara ndeshjes së parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

“Epo, ne e dimë që Leo është një lojtar vendimtar. Ai ka qenë për shumë vite, është shumë i përqendruar. Ai është i ngazëllyer, është i lumtur dhe ka qenë shumë efektiv përpara portës”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes.

Barcelona fiton thellë ndaj Alavesit, Messi dhuron ‘magji’ me dy supergola
Lexo po ashtu Barcelona fiton thellë ndaj Alavesit, Messi dhuron ‘magji’ me dy supergola

“Ai është dikush që kur bëjmë pasime midis linjave për ta gjetur atë jep një ngarkesë të thellësisë për pjesën tjetër të lojtarëve dhe i bën ato edhe më të lehta për të”.

“Ai ka një vizion të shkëlqyeshëm të lojës, kështu që natyrisht nëse duam të aspirojmë të fitojmë trofe duke pasur Messin në më të mirën e tij është jetike, por ne gjithashtu kemi nevojë për të gjithë të tjerët në të mirë. Kjo është shumë e rëndësishme”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/