LAJMI I FUNDIT:

Koeman flet për duelin ndaj Real Madridit: Të dyja skuadrat kanë presion, por duam fitoren

Koeman flet për duelin ndaj Real Madridit: Të dyja skuadrat kanë presion, por duam fitoren

Është afruar momenti i El Clasicos, pasi dy skuadrat më të mëdha spanjolle Barcelona dhe Real Madrid takohen të shtunën me fillim nga ora 16:00.

Si Barcelona ashtu edhe kampioni në fuqi, Real Madrid në këtë takim vijnë pas humbjeve të pësuara javën e kaluar.


Katalunasit u mposhtën në udhëtim 1-0 te Getafe, teksa Reali befasoi të gjithë me disfatën në shtëpi nga Cadiz me rezultat të njëjtë.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për këtë sfidë, teksa thotë se të dyja skuadrat kanë presion.

“Unë mendoj se ka shumë presion mbi të dyja ekipet. Paraqitja nuk varet nga rezultati i ndeshjes së fundit, as për ne dhe as për ata”.

“Real Madridi mund të mos ketë qenë në nivelin e duhur në dy ndeshjet e fundit, por kjo nuk do të thotë se do të vijë me një moral të ulët në “Camp Nou””.

“Është një ekip i madh, me mjaft përvojë, që di si ta trajtojë presionin. Ata e dinë se duhet ta fitojnë ndeshjen. Unë nuk mendoj se të bardhët janë të ndikuar nga ajo që ka ndodhur kohët e fundit”, tha Koeman.

Holandezi tutje theksoi se synon që ta fitojë këtë derbi, pasi do t’i shërbente futbollistëve të tij për t’i dhënë besim.

“Është e rëndësishme, sepse ndeshjet fituese të japin besim. Lojtarët e meritojnë atë për punën që po bëjnë çdo ditë. Po tregojnë shumë ambicie, edhe me një sistem tjetër”.

“Nëse fitoni kësi ndeshjesh, gjithçka është më e lehtë. Ne kemi një kalendar shumë të ngjeshur, ndaj duhet të marrim më të mirën në çdo lojë”.

“Unë nuk kam asnjë ankesë, djemtë kanë treguar uri dhe ambicie. Një klasike është gjithmonë diçka më shumë dhe ne duam ta fitojmë ndeshjen në shtëpi, të kemi besim dhe të tregojmë se jemi në rrugën e duhur”, tha ndër të tjera trajneri holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori