LAJMI I FUNDIT:

Klubet që e kanë fituar Topin e Artë më së shumti në histori: Real Madridi e Barcelona, kokë më kokë

Klubet që e kanë fituar Topin e Artë më së shumti në histori: Real Madridi e Barcelona, kokë më kokë

Deri këtë vit, Topi i Artë modern ishte në thelb një zgjedhje mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Në të vërtetë, të dy lojtarët u kanë dhënë klubeve ku ata fituan pjesën më të madhe të vlerësimeve të tyre individuale, përkatësisht Barcelonës dhe Real Madridit, një rritje në renditjen e përgjithshme për sa i përket numrit të trofeut të fituar: Barcelona ka 12 në total (gjashtë vetëm nga Messi) dhe Madridi që ishin më 11 (pesë nga Ronaldo) tani kanë barazuar rivalin e tyre jetësor.


Me Karim Benzema që iu dha Topi i Artë 2022, jo vetëm që duket sikur monopolit Messi/Ronaldo i ka ardhur fundi, por francezi me të vërtetë meritor i dha fund kësaj epoke dominuese. Për sa i përket pjesës së mbetur të skuadrave në listë, ato u shpërndanë në një total prej 11 lojtarësh të ndryshëm.

Juventusi është i treti në listën e klubeve me më së shumti fitues të Topit të Artë, i nxitur nga trefishi personal i Michel Platinit për skuadrën e Serisë A midis viteve 1983 dhe 1985 dhe triumfi i madh i italianit Paolo Rossi në vitin 1982 për udhëheqjen e Azzurrëve në Kupën e Botës, një arritje pothuajse e krahasuar katër vjet më vonë nga Toto Schillaci, i cili fitoi Këpucën e Artë katër vjet më vonë, por humbi Topin e Artë nga Lothar Matthaus, i cili ishte kapiten i Gjermanisë në fitoren në Kupën e Botës të vitit 1990 ndërsa luante për Interin.

Rivalët e qytetit të Interit, Milani janë të barabartë me Juventusin në fitmin e Topit të Artë me tetë për gjigantët italianë, tre prej të cilëve u fituan nga sulmuesi holandez Marco van Basten (1988, 1989 dhe 1992) me Ruud Gullit duke e fituar në vitin 1987 dhe Kaka që ishte i fundit që fitoi çmimin individual në vitin 2007, përpara se të fillonte dominimi i dyshes Messi-Ronaldo.

Më pas vjen Bayern Munichu me pesë Topa të Artë të fituar, me Gerd Mullerin që e fitoi një herë, Franck Beckenbauer dy herë (1972, 1976) dhe dy herë nga Karl-Heinz Rummenigge (1980,1981). /Telegrafi/

Foto: Goal.com