LAJMI I FUNDIT:

Klopp është admirues i kamotshëm i Alcantaras, gjermani e kishte lëvduar disa herë mesfushorin spanjoll

Klopp është admirues i kamotshëm i Alcantaras, gjermani e kishte lëvduar disa herë mesfushorin spanjoll

Trajneri i Liverpoolit , Jurgen Klopp nuk ka qenë i turpshëm në lëvdatat për mesfushorin e Bayern Munichut, Thiago Alcantara, në të kaluarën.

Sipas gazetës BILD, 29-vjeçari spanjoll ka udhëzuar agjentët e tij të shohin nëse Liverpooli është i interesuar për nënshkrimin e tij.


Transferimi i Alcantaras në Anfield duket se ka trajnerin gjerman, Klopp, si sponsorizues, pasi ai ka folur fjalë të mëdha për spanjollin në të kaluarën.

Liverpooli e mendon seriozisht transferimin e Thiago Alcantaras
Lexo po ashtu Liverpooli e mendon seriozisht transferimin e Thiago Alcantaras

Në shkurt të vitit 2019, Bayern barazoi me Liverpoolin në Anfield dhe Klopp ishte plot lëvdata për ekipin gjerman dhe Thiagon në veçanti.

“Unë ndoshta kurrë nuk kam parë që ata të mbrohen ashtu. Respekt ndaj tyre pasi ata na e vështirësuan, edhe pse kemi pasur situata të mira kur kemi humbur prekjen e fundit”, kishte thënë fillimisht Klopp.

“Thiago është një futbollist i klasit botëror. Ai e luajti shumë mirë rolin e krijuesit. Krahas Javi Martinezit, ata ishin shumë të mirë”.

Alcantara  gjatë një ndeshje ndaj Liverpoolit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2017, Klopp gjithashtu e kishte zgjedhur Alcantaran si njërin nga të preferuarit e tij.

“Në kohën time në Gjermani, unë e admirova Thiago Alcantaran”, kishte deklaruar Klopp më 2017. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori