LAJMI I FUNDIT:

“Kam jetuar në mënyrë të panatyrshme” – Gonzalo Higuain rrëfen për tmerrin që ka përjetuar sa ishte futbollist i nivelit të lartë

“Kam jetuar në mënyrë të panatyrshme” – Gonzalo Higuain rrëfen për tmerrin që ka përjetuar sa ishte futbollist i nivelit të lartë

Gonzalo Higuain thotë se ai ka jetuar në mënyrë të panatyrshme duke luajtur futboll të nivelit të lartë për 15 vitet e fundit.

Kjo për shkak se ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit pretendon se lojtarët nuk kanë të njëjtat të drejta si njerëzit e zakonshëm kur bëhet fjalë për kritikat.


Higuain, tani 35 vjeç, ka luajtur për disa nga klubet më të mira të futbollit gjatë një karriere mahnitëse  që filloi në River Plate.

Higuain shpërtheu në lot, pasi luajti ndeshjen e fundit në karrierën e tij profesionale
Lexo po ashtu Higuain shpërtheu në lot, pasi luajti ndeshjen e fundit në karrierën e tij profesionale

Ish-sulmuesi i Chelseat luajti edhe për Napolin dhe Milanin, derisa e përfundoi karrierën e tij në Amerikë me InterMiamin e David Beckham.

Ish-ylli i Argjentinës ka grumbulluar gola dhe trofe të shumtë – për të mos përmendur një shumë të madhe parash.

Por ka një gjë që Higuain dëshiron të kishte marrë më shumë nga futbolli – respektin.

Raportet me Messin dhe Ronaldon, karriera nëpër ligat më të forta në Evropë dhe qetësia që gjeti në Amerikë - Higuain i flet të gjitha
Lexo po ashtu Raportet me Messin dhe Ronaldon, karriera nëpër ligat më të forta në Evropë dhe qetësia që gjeti në Amerikë - Higuain i flet të gjitha

Ai mendon se kur futbollistët fillojnë të luajnë në nivelin më të lartë, ata menjëherë bëhen të dehumanizuar.

Higuain ankohet se “nuk mund të dalë në rrugë” pasi pati një lojë të keqe për shkak të ofendimeve që i vijnë.

Por, pas një jete kritikash, kur ai kishte disa paraqitje të dobëta, Higuain tani këmbëngul se nuk do ta tolerojë më.

Higuain zbulon sekretin e partneritetit me dy më të mirët e botës, Messin dhe Ronaldon
Lexo po ashtu Higuain zbulon sekretin e partneritetit me dy më të mirët e botës, Messin dhe Ronaldon

Ai tha për TyC Sports vitin e kaluar: “Unë thashë se kam jetuar 15 vjet në mënyrë të panatyrshme. Njerëzit mendojnë se ne kemi një jetë të lehtë, jo aspak”.

“Nuk kemi të njëjtën të drejtë që ti të shkosh në rrugë, të shajnë dhe nuk mund të reagosh, sepse po të bësh, ndikimi është i dyfishtë”.

“Nëse humbisni një ndeshje, nëse humbisni një gol ose humbni një ndeshje të rëndësishme, nuk mund të dilni në rrugë”.

Ndryshimi drastik në dukjen e Gonzalo Higuain
Lexo po ashtu Ndryshimi drastik në dukjen e Gonzalo Higuain

“Futbollisti jeton i kushtëzuar nga një rezultat. Është një sport, një punë dhe nuk duhet ngatërruar. Të gjithë jemi njerëz”.

“Më duket shumë e padrejtë që kam jetuar 15 vjet në elitë dhe nuk kam mundur të reagoj në momentet kur më është dashur të ul kokën para fyerjeve dhe mosrespektimit. Në këtë moment të jetës sime nuk mund ta duroj më”.

“Unë nuk toleroj më injorimin, mosrespektimin apo agresionin. Nuk i kam vuajtur kurrë personalisht, vetëm për shkak të personave anonimë në rrjetet sociale. Por, jam i sigurt se kjo do të marrë fund kur ata duhet të tregojnë fytyrat e tyre”, ka shtuar më tej El Pipita. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

Dy yjet e Realit për pak sa uk e humbën fluturimin për në Madrid, ata mbetën shumë vonë në Allianz Arena

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori