LAJMI I FUNDIT:

Higuain shpërtheu në lot, pasi luajti ndeshjen e fundit në karrierën e tij profesionale

Higuain shpërtheu në lot, pasi luajti ndeshjen e fundit në karrierën e tij profesionale

Gonzalo Higuain shpërtheu në lot pasi luajti ndeshjen e fundit të një karriere të shquar që e pa argjentinasin të shënonte shumë gola për Real Madridin, Napolin dhe Juventusin.

Ndeshja e fundit e 34-vjeçarit, megjithatë, ishte një humbje zhgënjyese 3-0 për Inter Miamin kundër Neë York Cityt në raundin e parë të play-off-it të MLS.


Higuain njoftoi në fillim të këtij muaji se do të tërhiqej kur të përfundonte sezoni i Inter Miamit dhe emocionet shpërthyen në bilbilin e fundit.

Ai shënoi 121 gola në 264 ndeshje për Real Madridin pasi ata e blenë atë nga River Plate, duke ndihmuar klubin spanjoll të fitojë tre tituj të ligës.

Nga atje, Higuain iu bashkua Napolit dhe vazhdoi të shënonte me një ritëm të frytshëm gjatë tre sezoneve, përpara se të bashkohej me Juventusin në vitin 2016.

Ndërsa ishte në Torino, ai ndihmoi ekipin e tij të fitonte tre kampionate në Serie A dhe të arrinte në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017.

Sulmuesi në pension Gonzalo Higuain shpërtheu në lot në fushë pasi luajti ndeshjen e tij të fundit pasi Inter Miami u mund 3-0 nga New York City FC në raundin e parë të play-offs MLS.

Ai kaloi për një kohë të shkurtër në huazim te Chelsea, duke fituar Ligën e Evropës në vitin 2019, përpara se të nënshkruante për Inter Miamin në shtator 2020. Ai shënoi 29 gola në 70 ndeshje për klubin nga Florida.

Higuain gjithashtu shënoi 31 herë 75 paraqitje për Argjentinën, duke e përfaqësuar atë në tre Kupat e Botës. Ai e ndihmoi vendin e tij të arrinte në finale në vitin 2014, kur ata humbën 1-0 ndaj Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori