eksperti-banner

Ka ndërruar jetë Benji Gregory, aktori më i njohur për rolin e tij në serialin “Alf”, raporton TMZ.

Ai ishte 46 vjeç.


Ylli amerikan u gjet i vdekur në makinën e tij në parkingun e një banke në Arizona.

Screenshot 26 9 Benji Gregory

Supozohet se e ka zënë gjumi në makinë dhe se ka vdekur nga nxehtësia.

Gjegjësisht, në ato ditë, derisa aktori ishte duke qëndruar në Arizona, ishte rreth 42°C.

Screenshot 27 7 Benji Gregory

Në automjetin me aktorin u gjet qeni i tij Hans, i cili gjithashtu vdiq. Shkaku i vdekjes së aktorit është ende duke u hetuar.

Motra e madhe e aktorit, Rebecca, tha për TMZ se Benji luftonte me depresionin dhe çrregullimin bipolar dhe vuante nga pagjumësia.

Screenshot 28 5 Benji Gregory

Për shkak të kësaj, ka qenë zgjuar për ditë të tëra.

Benji Gregory luajti djalin Brian Tanner në serialin “Alf” nga 1986 deri në 1990.

Screenshot 29 4 Benji Gregory

Seriali “Alf” u transmetua nga viti 1986 deri në 1990, me një episod special të transmetuar në vitin 2004. /Telegrafi/