LAJMI I FUNDIT:

Ka jetuar si një superyll, imune ndaj skandaleve, nuk pozoi kurrë krejtësisht nudo – sot Claudia Schiffer bën jetë të qetë

Ka jetuar si një superyll, imune ndaj skandaleve, nuk pozoi kurrë krejtësisht nudo – sot Claudia Schiffer bën jetë të qetë
(Foto: Instagram/claudiaschiffer)

Claudia Schiffer e filloi karrierën në moshën 17 vjeçare në një disko, nga ku filloi udhëtimin drejt pasarelave të botës. Ajo ka më shumë se 700 kopertina revistash prapa saj, ndërsa bukuroshja gjermane kishte treguar në të kaluarën se nuk konsiderohej gjithmonë tërheqëse dhe se, besoni apo jo, ajo ishte shpesh objekt talljeje për shkak të pamjes së saj të jashtme.

“Gjithmonë ulesha në rreshtin e pasmë në shkollë. Fëmijët e tjerë më ngacmonin gjatë gjithë kohës, sepse prapanica më dilte më shumë se vajzat e tjera. Përveç kësaj, unë isha shumë e hollë dhe më e gjatë se të tjerët. Mendova se ishte keq. Pastaj takova një zbulues talentësh që më tha se mund të isha modele. Atëherë kuptova se ‘defektet’ e mia janë në të vërtetë një avantazh në botën e modelimit”, kishte rrëfyer Claudia në një intervistë për revistën InStyle.

Modelja e famshme ka thënë se ishte një adoleshente shumë e ngathët që skuqej vazhdimisht, ishte shumë e ndrojtur dhe i mungonte vetëbesimi.

(Foto: Instagram/claudiaschiffer)

“Moda është shpëtimtari im. Nëse nuk do të isha bërë modele, mendoj se do të isha ende një gjermane e ndrojtur, e cila nuk dinte të merrej me shumë gjëra elementare. Dhe po, unë padyshim do të isha e punësuar në një punë ku nuk jam në qendër të vëmendjes. Modelimi është bërë terapia ime, një punë që më mësoi se si të komunikoj, si të jem e relaksuar në shoqërinë e njerëzve të tjerë dhe si të bëj diçka të suksesshme”, ka rrëfyer 50-vjeçarja.

Si dukeshin të vogla, femrat që sot konsiderohen më të bukurat e botës (Foto)
Lexo po ashtu Si dukeshin të vogla, femrat që sot konsiderohen më të bukurat e botës (Foto)

Ajo lindi në qytetin gjerman të Rheinberg më 25 gusht 1970. Si fëmijë, ëndërronte të bëhej avokate, si babai i saj, Heinz Schiffer, por fati kishte plane të tjera për të. Në moshën 17 vjeçare u zbulua nga Michael Levaton, pronari i një agjencie të njohur mode, i cili e bindi të fillojë modelimin.

(Foto: Instagram/claudiaschiffer)

Claudia kurrë nuk pranoi të fotografohej krejtësisht e zhveshur, por për këtë arsye zbukuroi ballinat jo vetëm të revistave të modës, siç u përmend, por edhe të revistave të tilla, si Rolling Stone, New York Times e People. Ajo eci në pasarelë për herë të parë në kreacionet e Karl Lagerfield. Pas kësaj shfaqjeje, ofertat nuk pushuan së mbërrituri.

Vitet e nëntëdhjeta ishin të arta për shumë supermodele të kalibrit të saj, si Cindy Crawford, Christy Turlington, Naomi Campbell e Linda Evangelista. Këto bukuroshe të reja asokohe po fitonin shuma marramendëse parash, duke lënë pas yje të futbollit, filmit dhe skenës.

(Foto: Instagram/claudiaschiffer)

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Ishte një kohë e çmendur! Unë jetoja si një yll roku. Në çdo shfaqje mode, ruhesha nga truprojat… Jo vetëm unë, por edhe rrobat e mia, madje edhe të brendshmet – po, sutjenat dhe brekët! Sepse çdo herë që dilja në pistë dhe kur kthehesha, gjërat e mia nuk ishin aty, zhdukeshin! Kjo është arsyeja pse të brendshmet e mia duhej të kishin truproje personale”, ka deklaruar Schiffer.

Ajo që e dallon këtë zonjë simpatike, mbretëreshën e pasarelave, nga të tjerat, është mjaft e qetë dhe imune ndaj skandaleve të jetës private. Claudia është e martuar që nga viti 2002 me regjisorin britanik Matthew Vaughn, me të cilin tani ka tre fëmijë. Familja e saj jeton në lagjen e famshme Notting Hill të Londrës.

(Foto: Instagram/claudiaschiffer)

Në të kaluarën, ka qenë në lidhje me magjistarin amerikan, David Copperfield, me të cilin madje ishte e fejuar. Çifti ishte në një lidhje për pesë vjet, nga 1994 në 1999, ndërsa fejesa zgjati vetëm dy vjet dhe ata u ndanë paqësisht, pa skandalet që shtypi shpresonte.

Claudia Schiffer rrëfen sekretin e dukjes rinore
Lexo po ashtu Claudia Schiffer rrëfen sekretin e dukjes rinore

Në vitin 2019, asokohe si 48 vjeçare, modelja e famshme vendosi të zhvishej më shumë se zakonisht për versionin italian të revistës Vogue, mirëpo fotografitë i kishte realizuar vet. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/vogueitalia)

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori