LAJMI I FUNDIT:

Claudia Schiffer rrëfen sekretin e dukjes rinore

Claudia Schiffer rrëfen sekretin e dukjes rinore
(Foto: Instagram/claudiaschiffer)

Ish-supermodelja gjermane, Claudia Schiffer, në muajin gusht ka mbushur 50 vjet.

Përkundër moshës së saj, ajo ka një ten shkëlqyes dhe fytyrë të re, ndërsa për këtë e falënderon rutinën, e cila bazohet në lëvizjet masazhuese, dushin e mëngjesit dhe serumet që i përdor shpesh.

E bukura Claudia e nis ditën me një dush, ndërsa pastaj vë një krem hidratues. Këtë e bën domosdoshmërish me lëvizje masazhuese, në mënyrë që të nxisë qarkullimin e gjakut.

(Foto: Instagram/claudiaschiffer)

“Konsideroj se masazhi i fytyrës është sekreti i lëkurës së bukur, një ritual i nevojshëm kundër plakjes”, ka shpjeguar Schiffer.

Më pas, vë serum dhe vaj, për të cilët besohet se ndërpresin proceset inflamatore në lëkurë.

(Foto: Instagram/claudiaschiffer)

Ajo ka treguar se nganjëherë vë maskë për detoksikim. Për larje shfrytëzon kripëra për detoksikim, ndërsa me vete gjithmonë mban një balsam për buzë, sepse i thahen shpejt.

Veç kësaj, pi shumë ujë dhe çaje bimore. Për më shumë, Claudia këshillon se për fytyrë të bukur nevojitet edhe shumë gjumë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/claudiaschiffer)