LAJMI I FUNDIT:

Juventus – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për Derby d’Italia

Juventus – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për Derby d’Italia

Juventusi dhe Interi do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Bianconerët janë nikoqir të Nerazzurrëve në kuadër të Derby d’Italia i cili pritet me entuziazëm të madh, pasi të dy skuadrat janë në formë të lartë në ndeshjet e fundit në Serie A.


Vendi: Allianz Stadium

Koha: 20:45

Lajme rreth ekipeve

Juventus

Angel Di Maria dhe Gleison Bremer pritet të startojnë për Juventusin të dielën mbrëma.

Dy sulmuesit, Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa pritet ta nisin ndeshjen nga bankina, me italianin që do të inkuadrohet në pjesën e dytë, ndërsa serbi nuk është i sigurt.

Inter

Romelu Lukaku pësoi një tjetër lëndim javën e kaluar dhe do të jetë i padisponueshëm për këtë ndeshje.

Mesfushori Marcelo Brozovic është mjaftueshëm në formë pas rikthimit nga lëndimi, por ndeshjen pritet ta nis vetëm nga bankina.

Fakte

Ka pasur mbi tri gola gola të shënuar në 17 nga 19 ndeshjet e fundit të Interit në Serie A.

Interi ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në kohë të rregullt në katër ndeshjet e fundit në Serie A.

Interi ka fituar katër ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka shënuar të paktën dy gola në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi Serie A.

Juventusi ka fituar tri ndeshjet e fundit Serie A.

Juventusi është i pamposhtur në 13 nga 14 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit në të gjitha garat.

Interi ka shënuar të paktën dy gola në katër ndeshjet e fundit në Serie A.

Ka pasur mbi tri gola të shënuar në tri ndeshjet e fundit të Juventusit në shtëpi në Serie A.

Analizë

Goli i parë i Nicolo Fagiolit në Serie A i dha Juves fitoren e tretë radhazi në ligë pasi siguruan tre pikë në Lecce pavarësisht mungesave të shumta për shkak të lëndimeve.

Interi gjithashtu ka qenë në formë të mirë kohëve të fundit pasi shënoi me lehtësi tre gola ndaj Sampdoria fundjavën e kaluar.

Edhe pse sezoni është ende i gjatë, një fitore do të ishte një rezultat i madh për objektivat e të dyja skuadrave pasi ato aktualisht po përpiqen të mbyllen në top katërshe.

Ndeshja e fundit mes të dyja ekipeve pa shumë polemika dhe ne do të jemi dëshmitarë të një skenari të ngjashëm edhe këtë fundjavë.

Formacionet e mundshme

Juventus: Szczesny; Danilo, Bremer, Rugani; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Milik; 

Inter: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko; 

Parashikimi: Juventus 0-1 Inter

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori