LAJMI I FUNDIT:

Juve dhe Barca në kërkim të formulave për transferimin e Depay

Juve dhe Barca në kërkim të formulave për transferimin e Depay
(Foto: Instagram/memphisdepay)

Juventusi dhe Barcelona janë duke i studiuar mënyrat e ndryshme për të gjetur formulën e transferimit të Memphis Depayt në Allianz Stadium.

Sulmuesi iu bashkua Blaugranëve si lojtar i lirë në verën e kaluar dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, por nuk pritet që të ketë hapësirë në skuadrën e Xavit.


Në ndërkohë, Zonja e Vjetër është në kërkim të një sulmuesi që mund të luajë bashkë ose në vend të Dusan Vlahovic, prandaj është kyçe aftësia për të luajtur në pozita të ndryshme në fazën e sulmit.

(Foto: Instagram/memphisdepay)

Sipas Mundo Deportivo, burimet pranë Barcelonës kanë konfirmuar se Juventusi është ndër konkurrentët kryesore për nënshkrimin e holandezit.

Afati kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Gjetja e një marrëveshje që do t’u përshtatej të gjithëve është e vështirë, por një alternativë është që Depay ta vazhdojë kontratën deri në qershor 2024 dhe pastaj t’i bashkohet Juventusit në formë huazimi me obligim blerjeje për 20 milionë euro në verën e vitit 2023.

Manchester Unitedi, Olympique Lyonnais, Tottenham Hotspur, Neëcastle United e Paris Saint-Germain janë klubet e interesuara për 28-vjeçarin, por Bianconerët mbeten favoritë. /Telegrafi/