Justin Bieber thuhet se i ka dhënë fund miqësisë së tij me Kanye West pasi CEO i Yeezy sulmoi gruan e tij, Hailey Bieber, në rrjetet sociale.

Disa burime thanë për TMZ të shtunën se këngëtari i “Peaches”, 28 vjeç dhe themeluesja e Rhode Skin, 25 vjeçare, të dy mendojnë se West, 45 vjeç, shkoi ‘shumë thellë’ dhe se ata janë ‘të lënduar’ nga komentet e tij.

Justin, në veçanti, beson se ai ka qenë gjithmonë mbështetës i reperit “Can’t Tell Me Nothing”, por ndjen nevojën për të mbrojtur bashkëshorten e tij.

Justin Bieber dhe Hailey (Foto: Getty Images)

Reagimi i Kanye erdhi pas kritikave që Hailey ia bëri reperit për shkak të bluzave “White Lives Matter”.

Reklama

Krijuesi i hitit “Heartless” pas asaj që tha modelja e akuzoi atë për operacione plastike.

Reklama
Kanye West vazhdon postimet ngacmuese në rrjete sociale - këtë herë vënë në shënjestër gruan e Justin Bieber, Hailey Kanye West vazhdon postimet ngacmuese në rrjete sociale - këtë herë vënë në shënjestër gruan e Justin Bieber, Hailey

Reperi i “Jesus Walks” ndau po ashtu një artikull të vitit 2016 që flitej për një lidhje mes Haileyt dhe Drake dhe krahas tij shkroi një mesazh për Justinin, ku tha: “Merre vajzën tënde para se të zemërohem.

Hailey dhe Justin Bieber (Foto: Backgrid)

Çifti – të cilët janë martuar që nga viti 2018 – mendojnë se West “kapërceu kufirin” sepse Hailey nuk e përmendi kurrë atë me emër në mbrojtje të shoqes së saj.

Ata gjithashtu pretendojnë se Hailey nuk ka bërë asnjëherë ndërhyrje në hundë.

Reklama

Kanye West (Foto: Getty Images)

Miqësia e Justin dhe West ndërkohë daton shumë vite më parë dhe të fundit paraqitje bashkë e patën në vitin 2021.

Kanye këtë kohë ka qenë një nga emrat më të zëshëm në rrjete sociale duke sulmuar edhe emra të tjerë të famshëm në tregun ndërkombëtar.

Reklama

Kanye West dhe Justin Bieber shumë vite më parë

I njëjti pretendoi se Yoon Ahn ka fjetur me ASAP Rockyn, akuza këto që i hodhi poshtë menjëherë stilistja amerikane. /Telegrafi/