Ajo ka qenë një shtyllë kryesore në industrinë e muzikës për dekada.

Dhe Jennifer Lopez dinte saktësisht se si të godiste zemrat e publikut duke shfaqur barkun e saj të tonifikuar, ndërsa vallëzonte e zhveshur në pyll në klipin e saj më të ri “In the Morning”.

51-vjeçarja shfaqi figurën e saj të mrekullueshme trupore ndërsa u shfaq nudo në klipin gati tre minutësh, i cili u dha premierë në platformën e re të videove në internet, Triller.

Lopez mbrojti modestinë e saj me duart e saj ndërsa qëndronte në një zonë të errët pyjore ndërsa interpretonte hitin e saj më të fundit.

J-Lo, e cila dihet se është një entuziaste e fitnesit, shfaqi frytet e punës së saj me muskuj teshtrënguar të barkut dhe bicepsin muskulor.

Në një skenë, ylli i muzikës pop në tregoi kthesat e saj me një fustan të bardhë, një pamje e krijuar nga stilisti Rob Zangardi.

Kristalet delikate prej ari ishin vendosur pranë syve të saj dhe theksonin fytyrën e saj tashmë të ndezur.

Një skenë tjetër e paraqiti Jennifer Lopezin të shtrirë në dysheme e veshur me një fustan pa rrip të zbukuruar me diamante.

“Kënga ka të bëjë vërtet me kërkesën e dikujt që të trajtojë në mënyrën e duhur”, tha këngëtarja gjatë prapaskenave të xhirimeve.

“Ka shumë simbolikë në video”, shtoi ajo.

Në një klip të shpërndarë në Instagram, Jennifer shkruajti se videoja kishte të bënte me një ‘marrëdhënie të errët, të njëanshme dhe kuptimin që nuk mund të ndryshosh askënd tjetër… mund të ndryshosh vetëm veten tënde!’. /Telegrafi/