eksperti-banner

Granit Xhaka duket se do të shpërblehet me shiritin e kapitenit të skuadrës së Arsenalit.

Mesfushori shqiptar ka qenë për një kohë i lidhur me një kalim te ekipi spanjoll i Atletico Madridit.


Por, Los Rojiblancos tani kanë hequr dorë nga kërkimi i shërbimeve të shqiptarit pasi që kanë siguruar blerjen e Marcos Llorentes së Real Madridit.

granit Xhaka1 (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në këtë formë, madrilenët tashmë janë në kërkim të një mesfushori shkatërrues dhe jo më një organizatori të ndeshjes, shkruan Daily Star.

Reprezentuesi Zviceran gjithashtu është i lidhur me një kalim te zikaltërit italian të Interit, por duket se ky transferim nuk do të ndodhë.

Theksojmë se londinezët më nuk llogaritin në mbrojtësin francez, Laurent Koscielny, i cili është edhe kapiten i skuadrës, por që tash e tutje shiriti do t'i takoj 26-vjeçarit.

Ndryshe, Xhaka është paraqitur 99 herë për Gunners dhe ka shënuar vetëm shtatë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app