eksperti-banner

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’u shprehur për fitoren e fundit të Arsenalit në Ligën Premier.

Arsenali arriti të mposht West Hamin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në kampionatin elitar anglez.


Fitorja ka bërë të lumtur taborin e klubit nga Emirates, ku njëri nga ta padyshim së është ylli nga Kosova, Granit Xhaka.

Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar për fitoren e Topçinjve ndaj Çekanëve.

Xhaka vs West Ham Arsenal - West Ham (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

“1: 0 për Arsenalin. Luftë e ashpër, por pikët janë gjëja më e rëndësishme”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ndryshe, me këtë fitore Arsenali është ngjitur në kuotën e 40 pikëve në vendin e nëntë apo vetëm pesë më pak se vendi i katërt. /Telegrafi/

telegrafi sport app