LAJMI I FUNDIT:

Goditje më të fuqishme dhe një trup ndërtuar me më shumë muskuj – McGregor impresionon tifozët e tij me rikthimin në stërivtje

Goditje më të fuqishme dhe një trup ndërtuar me më shumë muskuj – McGregor impresionon tifozët e tij me rikthimin në stërivtje

Conor McGregor është rikthyer në stërvitje pasi u rikuperua nga dëmtimi i kyçit të këmbës dhe ai po duket shumë i fuqishëm.

Irlandezi lëndoi kyçin e këmbës gjatë luftës së tij trilogjike kundër Dustin Poirier në UFC 264, duke e lënë karrierën e tij në dyshime serioze.


Ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte luftën atë natë dhe ‘The Diamond’ u shpall fitues me ndalimin e mjekut.

Notorious që atëherë i është nënshtruar me sukses një operacioni në këmbë dhe është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Në fillim, dukej se McGregor do të merrte pak më shumë kohë për t’u rikuperuar, por çuditërisht, nuk ka kaluar shumë kohë dhe ai është kthyer në stërvitje.

Tashmë në rrjetet sociale është shfaqur një video, në të cilën irlandezi po merr pjesë në disa ushtrime me grusht me trajnerin e tij. Duhet thënë se grushtet e tij duken shumë solide dhe shumë fansa dukeshin mjaft të impresionuar me to.

Ndërsa po rikuperohej, Notorious i kushtoi shumë rëndësi stërvitjes me peshë, gjë që e pa atë të fitonte shumë muskuj në pjesën e sipërme të trupit.

Duke folur për stërvitjen e tij, irlandezi deklaroi: “Ka të mirat dhe të këqijat për çdo gjë. Nuk mund të lëvizja tre muajt e fundit, kështu që solla pesha të rënda dhe i zhvendosa në trup. Në mënyrë të përsëritur. Fuqia ime është rritur mbi 50 për qind”.

Adhuruesit e McGregor me siguri do të jenë të lumtur ta shohin atë duke u stërvitur dhe ata do të shpresojnë që ai të kthehet në tetëkëndësh sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori