LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari i takimit Roma-Milan pritet të suspendohet për dy ndeshje për shkak të gabimeve në ndarjen e drejtësisë

Gjyqtari i takimit Roma-Milan pritet të suspendohet për dy ndeshje për shkak të gabimeve në ndarjen e drejtësisë
(Foto: RomaPress)

Fabio Maresca pritet të mos i drejtojë së paku dy ndeshje, pas performancës kundërthënëse në derbin ndërmjet Romës dhe Milanit që përfundoi me fitoren prej 2-1 të Rossonerëve.

SportMediaset raporton se AIA nuk është e kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari në Stadio Olimpico në duelin e madh ndërmjet skuadrave të Jose Mourinhos dhe Stefano Piolit.


Gazetat italiane i kanë vënë në pah gabimet e gjyqtarit kryesor të ndeshjes, sidomos për mosakordimin e një penalltie në favor të Giallorossëve.

Zlatan Ibrahimovic shënoi nga gjuajtja e lirë golin e tij të 400-të në karrierë, derisa më vonë fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Roger Ibanez që u konvertua në gol nga Franck Kessie, derisa më vonë Stephan El Shaarawy e ngushtoi rezultatin.

Tjetër ndeshje, tjetër veprim i Mourinhos bëhet viral në Internet - portugezi nuk u përmbajt as në derbin me Milanin
Lexo po ashtu Tjetër ndeshje, tjetër veprim i Mourinhos bëhet viral në Internet - portugezi nuk u përmbajt as në derbin me Milanin

Mourinho kishte reaguar pas ndeshjes, por ishte përmbajtur nga kritikat për Marescan në mënyrë që të mos ndëshkohej.

Po ashtu, është kritikuar edhe dhoma e VAR-it për ndërhyrje në momente të gabuara. /Telegrafi/