LAJMI I FUNDIT:

“Me Gjylen”: Episodi i ri sjell përvojën e çuditshme të çajit me kërpudha magjike

“Me Gjylen”: Episodi i ri sjell përvojën e çuditshme të çajit me kërpudha magjike
Foto: Me Gjylen/YouTube

Seriali komik “Me Gjylen” ka publikuar episodin e ri në YouTube, i titulluar “Çaji”, ku personazhet e dashura të shikuesve përjetojnë aventura të reja dhe të papritura.

Pas shumë peripecish dhe ngjarjesh të ndryshme që karakterizuan episodet e mëparshme, ky episod sjell një bashkim dhe pajtim të shumëpritur mes Vjollcës, Gjyles dhe Lules.


Përjetimi i tyre i ri fillon kur të treja personazhet vendosin të ulen së bashku për të pirë çaj, por jo një çaj të zakonshëm – ato përfundojnë duke pirë një çaj me kërpudha magjike.

Ndërsa shijojnë çajin, Abedini dhe Nerimani janë të mbytur në punë, ndërsa Selatini paraqitet me një surprizë që shton edhe më shumë ngjyrë në skenarin e serialit.

Foto: Me Gjylen/YouTube

E veçanta e kërpudhave magjike qëndron në efektet e tyre halucinogjene, të cilat e bëjnë çdo personazh të përjetojë një realitet të ndryshëm dhe, pa dyshim, një sërë situatash qesharake.

Shikuesit do të shohin Gjylen, Vjollcën dhe Lulen si kurrë më parë, duke shkaktuar kaos dhe të qeshura me perceptimet e tyre të ndryshuara nga realiteti.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin se çfarë kapriçosh sjell çaji me kërpudha magjike, episodi i ri është publikuar tashmë në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori