Gerard Pique nuk është aspak i kënaqur me kushtet e divorcit të Shakiras.

I ngopur me qëndrimin e ish-partneres së tij, qendërmbrojtësi i Barcelonës thuhet se u ngrit në këmbë dhe u largua nga takimi ku diskutuan për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Pas shumë javësh negociatash dhe takimesh, lojtari katalanas kishte shpresuar që të premten t’i jepte fund kësaj telenovele.

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

Megjithatë, sipas La Vanguardia, Pique është frustruar me Shakiran për të gjitha pengesat që ajo thuhet se po i vendos në rrugën e arritjes së një marrëveshjeje dhe për t’i dhënë fund kësaj historie.

Ndonëse situata mes të dyve është shumë e tensionuar për momentin, ata e kanë të qartë se duan të shmangin me çdo kusht daljen në gjyq.

Reklama
Reklama

Ndaj, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër takim mes të dyve dhe nëse do të arrijnë të arrijnë një mirëkuptim për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha.

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

Ata të dy shpresojnë të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mos jetë gjykatësi ai që cakton kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Ish-çifti kanë deklaruar për ndarjen e tyre në muajin qershor duke theksuar se ndajnë bashkë dy fëmijë.

Ndarja erdhi pasi Pique e kishte tradhtuar Shakiran me një punonjëse në kompaninë e tij. /Telegrafi/