LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja ukrainase në Kosovë: Më pëlqen muzika shqipe këtu, shpresoj që Ukraina ta njoh Kosovën pas çlirimit nga Rusia

Gazetarja ukrainase në Kosovë: Më pëlqen muzika shqipe këtu, shpresoj që Ukraina ta njoh Kosovën pas çlirimit nga Rusia
PLEASE, CLICK HERE IF YOU WANT TO READ THIS INTERVIEW IN ENGLISH EDITION.

Gati një muaj ka kaluar prej që gazetarja ukrainase, Daria Meshcheriakova, është stacionuar në Kosovë.

Ajo këtu po qëndron si pjesë e një programi të përkrahjes nga Qeveria e Kosovës për gazetarët ukrainas, të cilëve u është ofruar qëndrimi dhe puna në ambiente të përshtatshme.


Lufta në Ukrainë e nisur nga forcat ruse, ia ka pamundësuar asaj jetesën në shtetin ku edhe ka lindur, rritur dhe ka ushtruar profesionin prej gazetareje.

Foto: Screenshot/Facebook

Në një intervistë ekskluzive dhënë për Telegrafin, Daria rrëfen se brenda kësaj periudhe jo shumë të gjatë kohore, veçse ka nisur të ‘mishërohet’ me formën e jetesës në Kosovë.

Ajo tregon se kosovarët me të janë shumë miqësor. Tutje, thotë se ka nisur t’i pëlqejë disa nga gjërat me të cilat identifikohet Kosova, duke shtuar faktin se për të nuk është hera e parë që e viziton vendin tonë.

“Kam dëgjuar muzikë kosovare që nga vitit 2011. Njoh shumë artistë nga Kosova dhe këngët e tyre i kam në ‘playlist’-ën time. Këngëtarja ime e preferuar është Era Istrefi. Më pëlqen më së shumti kur ajo këndon shqip. Mund ta mësoj gjuhën më mirë në këtë formë”.

Telegrafi ofron përkrahje për gazetarët ukrainas që pritet të vijnë në Kosovë
Lexo po ashtu Telegrafi ofron përkrahje për gazetarët ukrainas që pritet të vijnë në Kosovë

Ajo flet edhe për çështjet politike mes Kosovës e Ukrainës. Gazetarja ukrainase shpreh keqardhje që shteti i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe shpreson që kjo do të ndodhë pas përfundimit të luftës, nëse Ukraina rikthen territoret e pushtuara nga Rusia.

“Fatkeqësisht jo (Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës). Më vjen keq për këtë. Besoj që kur Ukraina të çlirojë të gjitha territoret e aneksuara nga Rusia, do ta njoh Kosovën. Është e pamundur tani në luftë”.

Foto: Screenshot/Facebook

Intervista e plotë:

Telegrafi: A ju pëlqen jeta në Kosovë? Sa miqësor kanë qenë njerëzit me ju?

Daria Meshcheriakova: “Po, më pëlqen. Nuk është hera e parë që jam këtu. Gjithmonë më ka pëlqyer ky rajon. Nuk ka ndryshuar asgjë.

Njerëzit janë shumë miqësor dhe përkrahës sepse ata i kuptojnë mjaftë mirë ukrainasit. Fatmirësisht, nuk dëgjoj shumë teori konspirative për luftën tonë, që është një dukuri shumë e përhapur në Evropën Perëndimore. Ka ndodhur sigurisht, por ndoshta vetëm një herë apo dy. Dhe sigurisht, shqiptarët nuk kanë tendencë të justifikojnë krimet e Rusisë me disa teori pakuptimta të prodhuara nga propaganda e tyre”.

Foto: Screenshot/Facebook

Telegrafi: A keni pasur mundësi të dëgjoni muzikë kosovare? Nëse po, çfarë lloj muzike apo ushqimi ju pëlqen këtu?

Daria Meshcheriakova: “Kam dëgjuar muzikë kosovare që nga vitit 2011. Njoh shumë artistë nga Kosova dhe këngët e tyre i kam në ‘playlist’-ën time. Këngëtarja ime e preferuar është Era Istrefi. Më pëlqen më së shumti kur ajo këndon shqip. Mund ta mësoj gjuhën më mirë në këtë formë. Ushqimi… Nuk jam shumë e dhënë pas bukës dhe produkteve të mishit, por kuzhina juaj përbëhet shumë nga këto. Në përgjithësi, më pëlqen ushqimi këtu. Ka shije të mirë. Dy muajt e parë të luftës i kam kaluar në Holandë dhe ishte shumë e vështirë që të gjeja perime dhe fruta që kishin shije të vërtetë. Këtu i shijoj vaktet me shumë perime të freskëta.

Dhe gjithashtu, isha shumë e befasuar kur këtu gjeta çokollatë Roshen. Ma kujton shumë shtëpinë time”.

Foto: Screenshot/Facebook

Telegrafi: Tani që jeni njohur me historinë e Kosovës, a ju duket e njëjtë me atë që Ukraina po kalon tani?

Daria Meshcheriakova: “Jam familjarizuar me historinë e Kosovës për 10 vite me radhë. Kam studiuar shkenca politike, dhe luftërat e Ballkanit ishin fokusi im. Por kurrë nuk e kam menduar që do të jem në këpucët e juaja një ditë. E di që shqiptarët nga Kosova e kanë pasur absolutisht të njëjtën situatë me ‘vëllanë e madh’ dhe propagandën e tij të tmerrshme”.

Telegrafi: Në këtë kohë qëndrimi në Kosovë, çfarë nuk ju pëlqen këtu?

Daria Meshcheriakova: “Shiko, kjo është hera e shtatë apo e tetë që jam në Kosovë. Asgjë këtu nuk më duket befasuese. Thjesht nuk më pëlqen situata me mbeturinat në Kosovë. Ndjej dhimbje fizike kur më duhet të hedh të gjitha mbeturinat në të njëjtën shportë. Dhe gjithashtu ka shumë mbeturina në rrugë”.

Foto: Screenshot/Facebook

Telegrafi: Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet, a mendoni se kjo duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt dhe cili është mesazhi juaj për shtetin ukrainas lidhur me këtë çështje?

Daria Meshcheriakova: “Për fat të keq, jo. Dhe më vije keq për këtë. Më 2008, Yushchenko nuk deshi të rrezikojë shkaku i Krimesë që ishte gjithmonë çështje e ndjeshme në Ukrainë. Pastaj ndodhi rasti i pro-rusit Yanukovych, i cili ishte i binduri i Putinit. Poroshenko nuk mundi të njoh shkaku i luftës me Rusinë që shpërtheu në vitin 2014. Ata pushtuan Krimenë dhe pjesë të Donetskut dhe Luhanskut. Kjo edhe është arsyeja pse nuk është e drejtë të thuhet se Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt. Rusia e sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2014.

Besoj që kur Ukraina të çlirojë të gjitha territoret e aneksuara nga Rusia, do ta njoh Kosovën. Është e pamundur tani në luftë”.

Foto: BBC

Telegrafi: A keni të afërm në Ukrainë aktualisht. Si e përshkruajnë situatën atje?

Daria Meshcheriakova: “Po, familja ime është në një territor të okupuar dhe ata nuk mund të dalin që atje. Situata është shumë e keqe por siguria e tyre është prioriteti im. Kjo është arsyeja pse nuk mund ta ndaj këtë informacion me ju. Dua gjithashtu ta theksoj situatën me gazetarët në këtë luftë. Është e tmerrshme se si rusët vrasin gazetarët qëllimisht. Ata nganjëherë i ekzekutojnë edhe përfaqësuesit e mediave. Kategoritë më të pambrojtura në këtë pushtim rusë janë kryetarët e bashkive dhe gazetarët. Ata tentojnë të përdorin gazetarët lokalë si armë për të shpërndarë gënjeshtrat e tyre.

Shokët e mi të mirë punojnë në frontet e luftës dhe nuk janë kurrë të sigurtë. S’ka rëndësi nëse ata përdorin anti-plumb, helmeta apo shenja dalluese. Terroristëve rusë u pëlqen të vrasin të paarmatosurit”. /Telegrafi/

Foto: Web Images

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori