LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez: Real Madridi i ofroi Sergio Ramosit një kontratë dhe ai nuk e pranoi

Florentino Perez: Real Madridi i ofroi Sergio Ramosit një kontratë dhe ai nuk e pranoi

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thyer heshtjen tashmë dhe ka folur për largimin e kapitenit Sergio Ramos.

Perez e bëri të qartë se Los Blancos i bënë Ramosit një ofertë për të zgjatur kontratën e tij, me një afat të përfshirë, por që mbrojtësi nuk e pranoi.


“Kisha një kohë të vështirë për lamtumirën e Sergio Ramosit. E dua Sergio Ramosin si tim bir”, ka thënë fillimisht ka për El Transistor.

Ramos shpërthen në lot për largimin nga Real Madridi: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim
Lexo po ashtu Ramos shpërthen në lot për largimin nga Real Madridi: Nuk është lamtumirë, por mirupafshim

“Nuk kam qenë me të në konferencën lamtumirëse për shtyp sepse unë kurrë nuk kam qenë në një konferencë shtypi me ndonjë lojtar”.

“Unë kam një adhurim për Sergio Ramos dhe nuk do të flas për grindjet. Ai ka qenë një legjendë në Real Madrid dhe kjo është ajo që ne tifozëve të Real Madridit na mbetet”.

Florentino Perez për lamtumirën e Ramosit: Nuk është një ditë e lehtë, Real Madrid do të jetë gjithmonë shtëpia juaj
Lexo po ashtu Florentino Perez për lamtumirën e Ramosit: Nuk është një ditë e lehtë, Real Madrid do të jetë gjithmonë shtëpia juaj

“Ne i ofruam atij një kontratë, i dhamë një afat dhe ai nuk e pranoi atë. Ai po mendonte për gjëra të tjera dhe jeta vazhdon”.

“Ai do të bëjë shumë mirë me siguri, dhe kjo është shtëpia e tij. Unë do të isha i kënaqur nëse Ramos do të shkonte në një klub që i ofron atë që nuk kemi qenë në gjendje t’i ofrojmë”, përfundoi presidenti i Realit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori