LAJMI I FUNDIT:

Firmino nuk po e vazhdon kontratën me Liverpoolin, shumë skuadra të mëdha pas tij

Firmino nuk po e vazhdon kontratën me Liverpoolin, shumë skuadra të mëdha pas tij

Roberto Firmino ende e ka të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të qëndroj te Liverpooli apo do të largohet për një eksperiencë të re.

Reklama

Sulmuesi brazilian është futur në vitin e fundit të kontratës me The Reds dhe ende nuk e ka rinovuar atë, përkundër që ka ofertën në tavolinë nga klubi anglez.

31-vjeçari ka oferta të shumta nga klube angleze, italiane, spanjolle dhe gjermane dhe kjo është arsyeja pse nuk po merr ende një vendim.

Daily Mirror ka raportuar se së fundmi Atletico Madrid është bashkuar në garë për Firminon, me trajnerin Diego Simeone që e pëlqen shumë brazilianin.

Reprezentuesi brazilian nuk është një titullar i rregullt te The Reds, përkundër nëntë golave e katër asistimeve në 22 ndeshje këtë edicion.

Në verë mbetet i lirë, Firminon e duan gjigantët spanjollë dhe ata italianë
Lexo po ashtu Në verë mbetet i lirë, Firminon e duan gjigantët spanjollë dhe ata italianë

Gjasat janë më të mëdha që ai të largohet në verë si transferim i lirë, derisa skuadrat si Inter, Juventus, Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Barcelona janë duke monitoruar situatën e tij.

Firmino është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015, kur iu bashkua nga skuadra gjermane Hoffenheim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Al Hilal cakton datën e njoftimit të nënshkrimit me Messin, kontrata pritet të jetë marramendëse

Al Hilal cakton datën e njoftimit të nënshkrimit me Messin, kontrata pritet të jetë marramendëse

Ligat tjera
Dhjetë ditë që do të shënojnë historinë e Barcelonës

Dhjetë ditë që do të shënojnë historinë e Barcelonës

La Liga
Bayerni pritet të nënshkruajë këtë verë me tre yje, në mesin e tyre edhe Granit Xhaka

Bayerni pritet të nënshkruajë këtë verë me tre yje, në mesin e tyre edhe Granit Xhaka

Bundesliga
Casemiro ‘nuk do të habitej’ nëse Vinicius Jr do të vendonte të largohej nga Real Madridi

Casemiro ‘nuk do të habitej’ nëse Vinicius Jr do të vendonte të largohej nga Real Madridi

La Liga
“Duhet të flasësh të paktën tre gjuhë dhe të luash në tre pozicione”, Fernandinho zbulon sekretet e Guardiolës

“Duhet të flasësh të paktën tre gjuhë dhe të luash në tre pozicione”, Fernandinho zbulon sekretet e Guardiolës

Premier League
Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me Harry Kane, pavarësisht nëse Benzema qëndron apo largohet

Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me Harry Kane, pavarësisht nëse Benzema qëndron apo largohet

La Liga
Kalo në kategori