Me David Luizin në mbrojtje, sipas fansave, Arsenali është më i dobët sesa me Shkodran Mustafin.

Në një sondazh të SunSport, 59 për qind e votuesve mendojnë se me nënshkrimi e verës, mbrojtja ka më shumë shqetësime dhe është e prirur për gabime.

Pas gafave të tij në Anfield, që kushtuan me dy golat nga Liverpooli, ndeshja u humb 3-1.

Ky sondazh nuk ka dhënë rezultate të mira as për Manchester United.

Vetëm 18 për qind e lexuesve mendojnë se United do të përfundojnë në katër vendet e para.

27 për qind mendojnë se United do të përfundojnë në vendin e shtatë ose më poshtë, ndërsa pjesa më e madhe e shohin në Ligën e Evropës edhe një vit. /Telegrafi/