LAJMI I FUNDIT:

Fabrizio Romano jep përditësime mbi të ardhmen e Mbappes

Fabrizio Romano jep përditësime mbi të ardhmen e Mbappes

Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano ka thënë se “saga Kylian Mbappe” që dominoi verën e vitit 2021, do të vazhdojë të mbizotërojë titujt kryesorë edhe gjatë gjithë vitit 2022.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka qenë objektivi numër një i Real Madridit në tregun e transferimeve prej kohësh dhe Florentino Perez mbetet i vendosur për të siguruar lojtarin francez.


Fabrizio, në një intervistë ekskluzive për Football Espana, ka treguar për të ardhmen e Mbappes, gjendjen aktuale të situatës së tij.

“Më tha se do të luante për Real Madridin një ditë”, Jese zbulon bisedën me Mbappen
Lexo po ashtu “Më tha se do të luante për Real Madridin një ditë”, Jese zbulon bisedën me Mbappen

“Gjërat janë të qeta tani, por spekulimet dhe bisedat do të nxehen ndërsa sezoni po vazhdon”, ka thënë fillimisht Romano.

“Real Madridi ende e dëshiron Mbappen. Francezi është obsesioni i Florentinos, por ai e di që ta bësh atë të nënshkruajë është një propozim sfidues duke pasur parasysh se sa i etur është PSG për të ruajtur shërbimet e tij”.

“E ardhmja e Mbappes është shndërruar në një luftë ndërmjet dy prej klubeve më të mëdha në futbollin evropian – “paratë e reja” të PSG-së dhe prestigji historik i Madridit”.

“Duke qenë se Mbappe është në rrugën e duhur për të qenë lojtari më i mirë në botë, ai është shumë i dëshiruar”, përfundoi italiani. /Telegrafi/