LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse jo në formë, Nadal me sytë kah ‘Rio 2016’

Edhe pse jo në formë, Nadal me sytë kah ‘Rio 2016’

Pavarësisht se po kalon një formë jo të mirë fizike dhe nuk do të jetë në lartësinë e duhur për një turne që mbledh elitën e sportit një herë në 4 vjet, Rafael Nadal mbetet i vendosur të jetë mes pikave kulmore në Rio de Janeiro.

Tenisti spanjoll ka vendosur të marrë pjesë në të tre turnetë e tenisit në Lojërat Olimpike braziliane, në disiplinën teke, në atë dyshe në krah të Mark Lopez, si dhe në miksen me Garbine Muguruza.


Në ditët e fundit sportisti nga Majorka është stërvitur me vijueshmëri dhe për herë të parë që prej muajit maj, pa një fashë ndihmëse në pulsin e majtë, i cili e kishte detyruar të tërhiqej nga turneu francez Roland Garros.

“Është e dukshme që nuk vij në momentin më të mirë në Olimpiadën e Rio de Zhaneiros dhe nëse nuk do të bëhej fjalë për një aktivitet të tillë, nuk do të rrezikoja. Por kam munguar në Uimbëlldon dhe do të bëj maksimumin”, tha 30-vjeçari iberik.

“Të them të drejtën nuk kam vërejtur përmirësime të mëdha, pasi kyçi i dorës më dhemb ende, por do të luaj”, tha Rafael Nadal. Zgjedhja e spanjollit është në një rrymë të kundërt me gjigantët e tjerë të tenisit, pasi 5 nga 10 lojtarët kryesorë kanë preferuar të mos luajnë në turneun olimpik, me zviceranin Wawrinka të fundit në radhë. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë
Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Bundesliga

"Ky është qëllimi im personal" - Ylli i harruar nga Real Madridi i dërgon një mesazh të fuqishëm klubit spanjoll

Serie A
Sozia e Messit është një yll i vërtetë kudo që shfaqet, por ka vetëm një “të metë”

Sozia e Messit është një yll i vërtetë kudo që shfaqet, por ka vetëm një “të metë”

Ndërkombëtare
Festoi si i çmendur pasi shënoi ndaj tyre, tifozët e Atletico Madrid me mesazh për Felix

Festoi si i çmendur pasi shënoi ndaj tyre, tifozët e Atletico Madrid me mesazh për Felix

La Liga
Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier

Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier

Premier League
Ish-selektori i Kosovës në basketboll trondit me rrëfimin e tij për vendin tonë, organizimin në federatë deri te transferimi i një lojtari

Ish-selektori i Kosovës në basketboll trondit me rrëfimin e tij për vendin tonë, organizimin në federatë deri te transferimi i një lojtari

Sport
Kalo në kategori