LAJMI I FUNDIT:

Edgar Davids: Historia prapa fanellës së tij ikonike ‘Numër Një’ te Barnet

Edgar Davids: Historia prapa fanellës së tij ikonike ‘Numër Një’ te Barnet

Derisa ka festuar  ditëlindjen e 49-të, Edgar Davids të nderohet për kohën kur ai vendosi t’i bashkohej Barnetit të Ligës së Dytë si trajner-lojtar. Pse? Sepse është një aventurë tejet argëtuese.

Ish-mesfushori i Juventusit, Barcelonës dhe Interit u ftuar për të ndihmuar trajnerin Mark Robson në mes të sezonit.


Barnet, i cili po përpiqej të qëndronte në këmbë pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të edicionit, kishte nevojë për një mrekulli. A mundet Davids me famë botërore – i quajtur “Pitbull” nga ish-shokët e skuadrës – t’i ndihmojë ata të ngjiten në tabelën e ligës?

Kredia e imazhit: Alamy

Klubi u parashikua të binte nga liga para se të kishte filluar sezoni. Çfarë kishte për të humbur?

Davids u bashkua me ta, por nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e Ligës së Dytë të dilte nga zona e rënies dhe në një kthesë mizore të fatit, ata ranë në ditën e fundit të sezonit pas një disfate zemërthyese ndaj Northampton Town.

Megjithatë, viti i ardhshëm është kur çmenduria filloi të ndodhte vërtet.

Tetë yjet e mëdhenj që luajtën për klube pothuajse të panjohura: Emra si Eto'o, Ronaldinho e Guardiola në mesin e tyre
Lexo po ashtu Tetë yjet e mëdhenj që luajtën për klube pothuajse të panjohura: Emra si Eto'o, Ronaldinho e Guardiola në mesin e tyre

Në fillim të sezonit 2013/14, Davids vendosi se do të vishte fanellën me numërin një të Barnet, sepse donte të fillonte një trend për ta bërë këtë. Ai tha: “Ky është numri im për sezonin. Unë do të filloj këtë trend”.

Sigurisht, numri i fanellës nuk u bë sensacion dhe Davids u bë një nga lojtarët e paktë jashtë fushës që mburrej me fanellën numër një.

Vetëm katër muaj në atë sezon, ai mendoi të pensionohej si lojtar pas kartonit të tij të tretë të kuq të sezonit.

Kredia e imazhit: Alamy

Një nga ato vendime për kartonin e kuq ndodhi gjatë një ndeshjeje në Skrill Conference Premier kundër Wrexham. Davids e emëroi veten kapiten dhe filloi si qendërmbrojtës, por nuk zgjati shumë. Ai goditi me bërryl ish-mbrojtësin e Liverpoolit, Stephen Wright dhe u dërgua menjëherë në tribunë.

Pavarësisht veprimeve të tij, Davids që sihte në rolin lojtar/trajner u mbrojt duke thënë se disa nga vendimet ishin ‘të ekzagjeruar’.

“Unë jam një cak për kritika, por është në rregull. Nuk mendoj se do të luaj më sepse ata po e heqin argëtimin”, kishte deklaruar ai pas përfundimit të ndeshjes.

Capello zbulon një prapaskenë interesante nga e kaluara: Refuzova shkëmbimin De Rossi-Davids
Lexo po ashtu Capello zbulon një prapaskenë interesante nga e kaluara: Refuzova shkëmbimin De Rossi-Davids

“Unë dua që ekipi të bëjë mirë. Nëse shikoni kartonët e kuq, disa janë padyshim kartona të kuq dhe disa janë të ekzagjeruar. Është e vështirë të kryejmë detyrat tona kur shumë vendime janë kundër jush”.

Vetëm një muaj pasi ai paralajmëroi se do të tërhiqej, Barnet njoftoi se ai kishte ‘dhënë dorëheqje me marrëveshje të përbashkët’.

Mund të ketë qenë një aventurë e shkurtër, por qëndrimi i Davids në The Hive Stadium ishte sigurisht plot dramë dhe argëtim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori