LAJMI I FUNDIT:

Eddie Hearn: Joshua e dëshiron vetëm duelin ndaj Wilder

Eddie Hearn: Joshua e dëshiron vetëm duelin ndaj Wilder
Anthony Joshua dhe Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

Eddie Hearn ka thënë për talkSPORT se Anthony Joshua është i interesuar vetëm për duelin ndaj Deontay Wilder dhe se negociatat për duelin e unifikimit të titujve tashmë janë në përparim e sipër.

Promovuesi i boksit gjatë gjithë vitit ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e boksierit amerikan, në mënyrë që të arrihet marrëveshja për meçin ndërmjet kampionit të WBA, WBO, IBF e IBO dhe kampionit të WBC.


Anthony Joshua (Foto: Getty Images)

Meqenëse marrëveshja nuk u arrit, Wilder u pajtua që të ndeshet me britanikun tjetër, Tyson Fury, në duelin që zhvillohet më 1 dhjetor në Los Angeles.

Në ndërkohë, Hearn është i bindur se përballja ndërmjet Joshuas dhe Wilderit do të ndodhë gjatë vitit 2019, ndërsa Wembley Stadium tashmë ka shprehur interesim për zhvillimin e përballjes më 13 prill të vitit të ardhshëm.

“Tash jemi në bisedime me Deontay Wilder. Gjërat tashmë po përparojnë ngapak, sepse nuk mund të presim deri në dhjetor. Kjo nuk është një marrëveshje që do të arrihet brenda natës”.

Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

“Puna ime është të veproj për klientin tim dhe klienti im dëshiron të ndeshet me Deontay Wilder. Është i vetmi duel i radhës që e dëshiron dhe puna ime është që ta realizoj”.

“Nëse nuk arrij ta bëj, atëherë kam dështuar. I kam zhgënjyer tifozët, veten dhe Anthony Joshuan”, ka thënë Hearn duke shtuar se do të përpiqet maksimalisht që ta realizojë meçin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori