LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran me rekord të ri muzikor, bëhet artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar

Ed Sheeran me rekord të ri muzikor, bëhet artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar

Ed Sheeran ka thyer një rekord të madh, pasi kënga e tij “Bad Habits” e bëri atë artistin më të dëgjuar në Britani të Madhe, si dhe kënga më e dëgjuar e vitit 2021.

Kjo e bën 31-vjeçarin, artistin e parë që fiton të dyja vlerësimet në dy vite të ndara.

Ai më parë e bëri këtë arritje në vitin 2017, me këngën e tij hit “Shape of You” dhe albumit të njohur “Divide”, shkruan DailyMail.

E vetmja artiste tjetër që ka kryesuar të dy listat në të njëjtin vit është Adele, me “Rolling In The Deep” që është kënga më e dëgjuar dhe albumi i saj “21” e bën atë artisten më të dëgjuar të vitit 2011.

Këngëtari i “Thinking Out Loud” ka marrë kurorën e artistit më të dëgjuar në pesë vitet e fundit, me përjashtim të vetëm në vitin 2020 kur Dua Lipa mori këtë epitet me albumin e saj “Future Nostalgia”.

Listat vjetore përpilohen nga kompania e licencimit të muzikës Phonographic Performance Limited (PPL) nga përdorimi i muzikës dhe të dhënat e transmetimit nga stacionet radiofonike dhe kanalet televizive, si dhe shfaqjet publike.

“Urime për Ed Sheeran. Suksesi i tij në krye të listës gjatë pesë viteve të fundit është një dëshmi jo vetëm për cilësinë e prodhimit të tij, por edhe për forcën e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Peter Leathem, shefi ekzekutiv i PPL.

Pas Edit, ishte Tom Grennan, 27 vjeç, i cili fitoi këngën e dytë dhe të tretë më të lakuar të vitit 2021 me “By Your Side” me Calvin Harris dhe “Little Bit Of Love”

Lajmi i thyerjes së rekordeve vjen pasi Ed dhe artisti afrikano-jugor Jeremy Loops i kanë dhënë një paraqitje të shkurtër prapaskenave të bashkëpunimit të tyre të fundit.

Kënga me titull “Better Together”, u publikua muajin e kaluar, por dyshja e talentuar i kanë trajtuar fansat me pamjet e procesit të shkrimit të tyre në një videoklip të ri.

Ed Sheeran mund të bëhet artisti i parë britanik miliarder - Dua Lipa renditet e dyta në listën e artistëve të rinj më të pasur britanikë
Lexo po ashtu Ed Sheeran mund të bëhet artisti i parë britanik miliarder - Dua Lipa renditet e dyta në listën e artistëve të rinj më të pasur britanikë

Dyshja kanë shkruar një numër këngësh së bashku, duke punuar në “Better Together” përpara albumit të tretë të ardhshëm të Jeremyt, “Heard You Got Love”.

Lajmi për bashkëpunimin muzikor u përhap dy vjet më parë kur Ed tha se u rikthye në muzikë për të shkruar këngë të reja me Jeremyn.

Ylli i “The Shape Of You” njoftoi në gusht 2019 se ai synonte të bënte një “pauzë të zgjatur” nga biznesi muzikor pas përfundimit të turneut të tij “258-date Divide”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori