Të premten në orët e hershme të mëngjesit, artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, publikoi këngën e saj më të re.

“How to be lonely” mban titullin kënga e saje re, e cila momentalisht është publikuar vetëm në versionin audio dhe brenda pak ditësh do të vijë edhe me klip.


Rita ka kryer xhirimet e klipit javën e kaluar dhe do të shfaqet në disa skena mjaft provokuese, duke i lënë pak vend imagjinatës.

Teksa pyeste fansat në Instagram për vargjet e tyre të preferuara nga kënga e saj e re, Ora nuk hezitoi të ndajë me ta edhe disa fotografi nga xhirimet.

Në një prej skenave, këngëtarja shqiptare do të shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese në një vaskë, e mbuluar e tëra me ar të lëngshëm.

ritaora 89958449 1103399600007123 2437380370302446687 n

Kjo skenë është menduar të jetë një prej paraqitjeve më ‘të nxehta’ të klipit, teksa në asnjë moment, 29-vjeçarja nuk do të hezitojë të vërë në pah linjat atraktive.

“How to be lonely”, e cila përkthyer në shqip do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”, ka një tekst të ndjeshëm, që për fat të keq është më aktual se kurrë marrë parasysh izolimin që bota po përjeton si shkas i përhapjes së pandemisë coronavirus.

ritaora 89852217 196900298316123 4651845855648791481 n

Kënga është kompozuar nga miku i Ritës dhe njëherësh sensacioni i vitit në muzikën britanike, Lewis Capaldi. /Telegrafi/