LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Paredes te Juventusi

E kryer, Paredes te Juventusi

Juventus thuhet se ka finalizuar marrëveshjen me Paris Saint-Germain për yll i tyre Leandro Paredes, i cili do të vije në huazim me detyrimin blerje për 15 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera bonuse.

Sipas TyC Sports, Sportitalia dhe Sky Sport Italia, marrëveshja u arrit këtë mbrëmje dhe Paredes do të lirohet për të kryer testet mjekësore nesër.


Reprezentuesi argjentinas kishte rënë dakord për kushtet personale me Juventusin shumë javë më parë dhe e vetmja arsye që kjo lëvizje zgjati kaq shumë ishte sepse bardhezinjtë duhej të lironin disa nga lojtarët e tyre të mesfushës për të lënë hapësirë ​​dhe për të balancuar financat.

Paredes do të jetë lojtari i dytë i PSG-së që do t’i bashkohet Juventusit këtë verë, pas mikut të tij të mirë, argjentinasit Angel Di Maria.

Ai nuk u thirr as për ndeshjen e Paris Saint-Germain sepse trajneri Christophe Galtier konfirmoi se lojtari tashmë e kishte mendjen te Juventusi.

Është një rikthim në Serie A për Paredes, pasi 28-vjeçari ka luajtur tashmë për Chievon, Empolin dhe Romën deri sa të largohej drejt Zenit në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori