LAJMI I FUNDIT:

Dy muaj pasi u pensionua, The Rock rikthehet në WWE

Dy muaj pasi u pensionua, The Rock rikthehet në WWE

Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka njoftuar se do të rikthehet në WWE, dy muaj pasi njoftoi se po pensionohej.

Tetë herë kampioni i Wrestlingut bëri me dije në muajin gusht të këtij viti se po largohet nga ky sport, mirëpo tani po rikthehet dhe ta bëjë debutimin në Amerikë.


Njëri ndër wrestlerët më të popullarizuar në botë u bë ylli më i madh i WWE-së, ndërsa po ashtu ishte bërë edhe aktori më i paguar me 125 milionë euro të ardhura.

Dwayne ‘The Rock’ Johnson pensionohet nga WWE
Lexo po ashtu Dwayne ‘The Rock’ Johnson pensionohet nga WWE

“Nuk ka asgjë më të mirë se një audiencë e zjarrtë, një tifozeri e madhe që të mbështet dhe një mikrofon”, ka thënë The Rock në rikthimin e tij.

Aktori i famshëm do të rikthehen në WWE Samckdown me debutimin në Amerikë, pasi bëri njoftimin për pensionim para 14 milionë ndjekësve në Twitter. /Telegrafi/