LAJMI I FUNDIT:

Dwayne ‘The Rock’ Johnson pensionohet nga WWE

Dwayne ‘The Rock’ Johnson pensionohet nga WWE

Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka njoftuar se është pensionuar zyrtarisht nga sporti luftarak që njihet me emrin ‘Wrestling’.

Në një intervistë për promovimin e filmit “Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaw”, 47-vjeçari ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e WWE-së.


“Më mungo wrestlingu, e dua wrestlingun”, ka thënë The Rock. “Po, do ta bëjë…jam duke u pensionuar nga wrestling, pasi isha shumë me fat që të kem një karrierë të suksesshme aty”.

“Do më mungojnë ato skena, atmosfera në ring, tifozët që na mbështesnin, skenat me mikrofon, gjithçka, por është koha që të përshëndetemi nga WWE”, ka shtuar më tej aktori i njohur.

Dwayne Johnson flet haptas për depresionin
Lexo po ashtu Dwayne Johnson flet haptas për depresionin

Dwayne Johnson debutoi në WWE më 17 nëntor të vitit 1996 në sezonin që quhej “Survivor Series” dhe që ng atëherë tifozët ranë në dashuri me paraqitjet e tij.

Aktori Hollywoodian tani është i përkushtuar më shumë në botën e kinematografisë, derisa kanë filluar ta publikojnë pjesën më të re të filmit Fast & Furious. /Telegrafi/