LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shumë pranë nominimit për një çmim ‘Oscar’, kolona zanore e filmit “Barbie” hyn në listën e ngushtë

Dua Lipa shumë pranë nominimit për një çmim ‘Oscar’, kolona zanore e filmit “Barbie” hyn në listën e ngushtë
Foto: Dua Lipa/Instagram

Nga një fushë e përshtatshme prej mbi 90 këngësh, kandidatët e mundshëm për çmimin Oscar për çmimin “Kolona zanore më e mirë e vitit” janë reduktuar vetëm në 15 — dhe Olivia Rodrigo ka tre shanse për një nominim.

Këngët nga filmi “Barbie”, “Dance the Night”, “What Was I Made For?”, dhe “I’m Just Ken” kanë arritur të renditen në listën e ngushtë për t’u nominuar për këtë çmim.


“Dance The Night” interpretohet nga artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe në rast se ajo nominohet dhe fiton këtë çmim, bëhet shqiptarja e parë që fiton një çmim “Oscar”.

E lumtur për këtë sukses, ajo publikoi disa imazhe në Instagram nga prapaskenat e xhimeve dhe të “Dance The Night”, në mbishkrimin e të cilave shkroi: “Kjo ‘Barbie’ e ka arritur tashmë liftën e ngushtë të nominimeve për ‘Oscars 2024’ me ‘Dance The Night'”.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Të tjerë këngë që do të konkurrojnë për t’u nominuar në këtë çmim të rëndësishëm janë dy këngë nga “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes”, dy këngë nga “Flora and Son”, kënga “Road to Freedom” nga filmi “Rustin”; “The Fire Inside,” e kënduar nga Lenny Kravitz nga “The Color Purple”; dhe “Am I Dreaming” nga Becky G nga “Flamin’ Hot” e prodhuar nga Metro Boomin x A$AP Rocky dhe Rosiee.

Çmimi “Oscar” për kolonën më të mirë zanore është vetëm për autorët e këngëve, por ngaqë Dua, Billie dhe Olivia, të gjitha kanë bashkë-shkruar këngët e tyre, ato do të marrin statujën e çmimit, në rast se fitojnë.

Votimi për nominimet fillon të enjten, më 11 janar për edicionin e 96-të të çmimeve të Akademisë, “Oscars”.

Mbrëmja e çmimeve do të mbahet më 10 mars në Los Angeles dhe do të transmetohet në ABC, në një ceremoni të drejtuar nga prezantuesi i famshëm Jimmy Kimmel. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori