Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën e sotme (e diel) i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare këngëtares së famshme, Dua Lipa.

Begaj bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë mirëpritur artisten me famë botërore si dhe të gjithë familjen.

Dekreti iu dorëzua nga presidenti i Shqipërisë, i cili theksoi që Lipa është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe kudo ku flitet shqip.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Levitating” nga ana tjetër në lidhje me këtë ka bërë një postim në rrjete sociale.

Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare

Ajo ka shpërndarë disa fotografi e video nga momenti, ndërsa shtoi se po ndihet shumë krenare.

Reklama

Dua Lipa (Foto: Instagram)

“Faleminderit president Bajram Begaj dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për këtë nderim – mora shtetësinë shqiptare”, tha Dua.

Reklama

“Faleminderit, po ndihem shumë krenare”, vazhdoi më tej ajo.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Kjo iu dha në prag të Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Dua Lipa (Foto: Instagram)