LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa ngatërron vitet? Me fotografi nga fëmijëria thotë se e nisi këtë dekadë – fansat i shkruajnë të habitur

Dua Lipa ngatërron vitet? Me fotografi nga fëmijëria thotë se e nisi këtë dekadë – fansat i shkruajnë të habitur
Dua Lipa (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi u bëri të ditur fansave titullin e albumit të saj më të ri, njëherësh të dytit në karrierën e saj.

“Future Nostalgia” mban titullin albumi i saj i ri – titull ky të cilin ajo e ka realizuar edhe tatuazh në krah.


Mes duket domethënia e albumit dhe kuptimi i këngëve të reja ka të bëjë me të ardhmen, dhe nostalgjinë e së kaluarës të Duas, teksa vet artistja është shprehur se albumi i dytë në vetvete shënon një epokë të re në jetën e saj.

Dua Lipa (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Të enjten, Lipa publikoi në rrjetin social Instagram dy fotografi të realizuara në fëmijërinë e saj, ku shihet teksa luan me buzëkuqin e së ëmës.

Dua Lipa kujton kohën kur nuk e pranuan në korin e shkollës - i kishin thënë se nuk dinte të këndonte
Lexo po ashtu Dua Lipa kujton kohën kur nuk e pranuan në korin e shkollës - i kishin thënë se nuk dinte të këndonte

Teksa mori shumë komente për faktin se sa fëmijë i ëmbël ka qenë, Dua duket se “ia ka huqur” me mbishkrimin e bërë sipër këtyre fotografive, duke shkruar përbri tyre “Mënyra se si unë e fillova këtë dekadë”.

View this post on Instagram

How I started this decade…

A post shared by FUTURE NOSTALGIA 2020 🔐💛 (@dualipa) on Dec 5, 2019 at 12:08pm PST

Ndonëse disa nuk u ndalën shumë tek ky detaj, kishte fansa me sy të mbrehtë të cilëve menjëherë u ra në sy konfuziteti që ajo ka krijuar.

Fotografitë e saj duket të jenë të realizuara kur ajo ishte fëmijë, dhe është qartë e kuptueshme se në këto imazhe ajo nuk mund të ishte më shumë se një fëmijë pesë ose gjashtë vjeç.

Foto: SC/Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, kjo dekadë ka filluar në vitin 2010, atëherë kur Dua ishte 14 vjeçe dhe jetonte ende në Kosovë – por që gjithsesi nuk ishte koha kur u realizuan këto fotografi.

Kështu një numër i madh i komenteve u bënë në drejtim të këngëtares shqiptare, duke e pyetur nëse ka gabuar me qëllim apo pa dashje ka shkruar “dekadë” në vend të fjalës “shekull” ose “milenium”.

Foto: SC/Dua Lipa/Instagram

“Dua ti ishte 14 vjeçe në fillim të kësaj dekade”, pyeti një fanse.

“A e din që fillimi i kësaj dekade ishte në vitin 2010”, shkroi një tjetër.

Komentuesit i shkruajnë Dua Lipës në lidhje me përshkrimin konfuz që i bëri fotografive të fundit (Foto: SC/Instagram/Dua Lipa)

“Ti je 24 vjeçe, nuk ka ndonjë mundësi që ti të ishe 13/14 vjeçe në këtë fotografi”, kishte shkruar një tjetër ndjekës.

Ndoshta gabimi i bërë nga artistja ka qenë i qëllimshëm vetëm për të vënë në lojë fansat e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori