LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa konfirmon romancën e re me ish-të dashurin e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras

Dua Lipa konfirmon romancën e re me ish-të dashurin e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras

Dua Lipa u pa duke dalë nga sfilata e Javës së Modës në Paris, dhe duke shkuar me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras, të martën.

Këngëtarja 27 vjeçe, tregoi edhe një herë stilin e saj të patëmetë e veshur me një kostum të zi dhe një pallto lëkure teksa po largohej nga sfilata e modës së markës “Saint Laurent”, shkruan DailyMail.


Kjo vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se Dua mund të ishte në lidhje me regjisorin Romain Gavras, i cili ka qenë ish-i dashuri i artistes tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Burimet pranë çiftit pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin për muaj të tërë, pas ndarjes së Duas nga ish-i dashuri, modeli Anwar Hadid në vitin 2021.

'The Sun' shkruan se si Dua Lipa e ka kopjuar gjithnjë Rita Orën dhe ka ndjekur hapat e saj: Nga karriera, veshjet e deri te i dashuri
Lexo po ashtu 'The Sun' shkruan se si Dua Lipa e ka kopjuar gjithnjë Rita Orën dhe ka ndjekur hapat e saj: Nga karriera, veshjet e deri te i dashuri

Dua kishte veshur një kostum të zi dhe shumë elegant, gjersa në pjesën e sipërme kishe një mbulesë në formë kapuçi.

Interpretuesja e hitit “New Rules” kishte vendosur një palë syze dielli të mëdha dhe të errëta, të cilat më vonë i hoqi duke zbuluar një gamë të përsosur makijazhi që ishte aplikuar në fytyrën e saj.

Më parë u raportua të shtunën se Dua dhe Romain ishin në lidhje, pasi u panë duke lënë bashkë pas-ndejën e ceremonisë së çmimeve të filmit, BAFTA Awards në Londër javën e kaluar.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun: “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj”.

“Ata kanë qenë duke shijuar kalimin e kohës së bashku. Dyshja takuan nga rrethet e ngushta shoqërore me njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues”, tha burimi.

Rita Ora ndërkohë ka qenë në lidhje me Romain Gavras në vitin 2020.

Ata më pas i ndanë rrugët dhe në vitin 2021, Ora njohur regjisorin Taika Waititi, gjatë qëndrimit të saj në Australi për spektaklin “The Voice Australia” ku ishte e angazhuar si anëtare e jurisë.

Rita Ora dhe Romain Gavras në vitin 2020 (Foto: Splash News)

Rita Ora dhe regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re, Taika Waititi, u martuan vitin e kaluar në një dasmë sekrete.

Tek sivjet, Rita gjatë intervistave të dhëna në promovimin e këngës së saj më të re, “You Only Love Me”, pranoi se ishte martuar me regjisorin fitues të çmimit ‘Oscar’. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Shutterstock)

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Kalo në kategori