Fero: Jam shpallur i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës, duhet të më kërkojnë falje


Në një intervistë të dhënë për emisionin “Prive” në Klan Kosova, reperi Fero ka folur për rikthimin e tij në skenën muzikore, duke ndarë detaje për planet që ka për karrierën, por edhe për periudhën e vështirë në jetën personale.
Mes temave që morën më shumë vëmendje ishte edhe rasti i akuzave për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.
Artisti tregoi versionin e tij të ngjarjeve, duke folur për procesin gjyqësor, vendimin e marrë nga gjykata si dhe për raportin që ka aktualisht me vajzën.

“Jam shpallur i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës. Duhet të më kërkojnë falje të gjithë analistët”, u shpreh Fero gjatë intervistës.
Ai theksoi se dëshiron ta lërë pas këtë periudhë dhe të fokusohet te projektet e reja muzikore.
Sipas tij, rikthimi në muzikë shënon një fazë të re në karrierë, derisa paralajmëroi se publiku do të ketë mundësi të dëgjojë shumë shpejt materiale të reja nga ai.
Fero ndërkaq hoqi dorë vite më parë nga muzika për t'iu përkushtuar fesë islame. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com












































