LAJMI I FUNDIT:

‘The Sun’ shkruan se si Dua Lipa e ka kopjuar gjithnjë Rita Orën dhe ka ndjekur hapat e saj: Nga karriera, veshjet e deri te i dashuri

‘The Sun’ shkruan se si Dua Lipa e ka kopjuar gjithnjë Rita Orën dhe ka ndjekur hapat e saj: Nga karriera, veshjet e deri te i dashuri

Tabloidi më i lexuar britanik, The Sun, i ka dedikuar një artikull dy senzacioneve të muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Orës dhe Dua Lipës – origjina e të cilave është shqiptare. Ato kanë prejardhje nga i njëjti qytet i Kosovës.

“Ato janë dy nga yjet më të ndritur të muzikës pop në Mbretërinë e Bashkuar, dhe duket se rivalet Dua Lipa dhe Rita Ora thjesht nuk mund t’i shpëtojnë orbitës së njëra-tjetrës”, ka nisur shkrimin e përditshmja britanike.


Rrugët e tyre jashtëzakonisht të ngjashme të jetës tani janë kryqëzuar sërish pasi u zbulua se Dua mund të jetë në lidhje me ish-të dashurin e Rita Orës, shkruan The Sun.

Dua 27 vjeçe, u fotografua një ditë më parë duke dalë nga një festë me regjisorin francez Romain Gavras, 41 vjeç, dhe një burim konfirmoi se ata “janë njohur në heshtje për disa muaj”.

Foto: Xposure

Romain u nda me Ritën, 32 vjeçe, në mars të vitit 2021 pas gjashtë muajsh njohje me njëri-tjetrin.

Por Dua dhe Rita e kanë pasqyruar njëra-tjetrën pothuajse në çdo hap ndër vite.

Foto: AP

Familjet e tyre, me origjinë shqiptare, ishin miq ndërsa jetonin në Kosovë dekada më parë përpara se të iknin në Angli në vitet nëntëdhjetë për t’i shpëtuar luftës atje.

Rita dhe Dua më pas ndoqën të njëjtën shkollë të arteve në Londër dhe tani ndajnë një mori miqsh të famshëm të përbashkët, si dhe pëlqejnë paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.

Dua u bë fytyra promovuese e markës “Adidas” në vitin 2018, katër vjet pasi Rita nënshkroi kontratë për të përfaqësuar markën e veshjeve sportive.

Foto: Rita Ora/Dua Lipa/Instagram

Dua ka ndjekur hapat e Ritës duke u marrë me aktrim, një lëvizje që ajo e përshkroi së fundmi si “të pashmangshme”.

Rita e nisi rrugën e saj të aktrimit duke luajtur në tre filma të sagës “Fifty Shades” së bashku me Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.

Tani Dua është duke ndjekur ëndrrën e saj të Hollywoodit me një rol në filmin e ardhshëm në filmin “Argylle”, ku gjithashtu do të luajnë Henry Cavill dhe Samuel L. Jackson.

Shubizi është në gjak

Gjyshi i Dua Lipës, Seit Lipa dhe gjyshi i Rita Orës, Besim Sahatçiu, në një fotografi të rrallë në vendlindjen e tyre – Pejë (Foto: Dukagjin Lipa/Instagram)

Duke folur në një podkast të kohëve të fundit, ajo tha për xhirimet e filmit: “Kam kaluar shumë mirë, dhe ishte vërtet emocionuese, por mendoj se për mua është si hapa bebesh”.

“Kjo është mënyra më e mirë për të zbuluar edhe veten, në vend që të hidheni në thellësi me diçka që ndoshta nuk mund ta trajtoni plotësisht”.

Ndërkohë, babai i Duas, Dukagjini, mahniti fansat në vitin 2019, kur publikoi një fotografi të gjyshit të saj historian duke shijuar një pije me gjyshin e Ritës në Pejë të Kosovës.

Ai shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Babai im, Seit Lipa dhe zoti Besim Sahatçiu”.

“Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë një pije në qytetin e Pejës të viteve 1960”, shkroi ai.

Dhe si për Ritën ashtu edhe për Duan, shoubizi është në gjak. Gjyshi i Ritës, Besimi, ishte një nga regjisorët më të suksesshëm të filmit në ish-Jugosllavi, ndërsa babai i Duas, Dukagjini, ka qenë një yll i muzikës ‘rock’ në Kosovë.

Në të vërtetë, Rita dhe Dua, pavarësisht jetës së tyre të zhvendosur në Londër, këmbëngulin se zemrat e tyre i përkasin Kosovës.

Dua Lipa me Romain Gavras (Foto:Backgrid)

Rita ka lindur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe familja e saj u zhvendos në Londër kur ajo ishte një vjeçe, duke ikur nga persekutimi i shqiptarëve nga serbët në atë kohë.

Por ajo i tha revistës Vogue: “Kosova do të jetë gjithmonë atdheu ynë dhe ne do të jemi përgjithmonë krenarë që jemi kosovarë”.

Dua ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar pasi prindërit e saj gjithashtu ikën nga konflikti serbo-shqiptar i viteve ‘90.

Rita Ora me Romain Gavras (Foto: Splash News)

Familja u kthye në Prishtinë në vitin 2006 kur ajo ishte 11 vjeçe, por ajo u kthye në Britani të Madhe për të ndjekur shkollën “Sylvia Young” për artet performuese – duke u regjistruar atje pesë vjet pas Ritës.

Dua ka folur edhe se si kthimi në Kosovën e plagosur nga lufta ishte një leksion historie.

Ajo tha: “Duke jetuar në Londër, nuk e kisha kaluar atë. E dija se çfarë po ndodhte, por prindërit e mi ishin ata që ikën nga lufta”.

“Nuk e kuptova plotësisht derisa shkova në Kosovë dhe kuptova se sa nga miqtë e mi kishin luftuar”.

Ndërsa rriteshin, kryesueset e top-listave muzikore ndërkombëtare, Rita dhe Dua jetuan vetëm disa milje larg njëra-tjetrës – e para në Notting Hill, e dyta në West Hampstead.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dhe familjet e tyre janë ende në kontakt.

Kur u pyet për Ritën në të kaluarën, Dua u përgjigj: “Prindërit tanë disi e njohin njëri-tjetrin dhe unë e njoh pak motrën e saj”.

Rita i tregoi rrugën Duas në shoubiz – duke shënuar renditjen numër 1 në top-listën zyrtare të këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012 me hitin “Hot Right Now”.

Ajo vazhdoi të publikonte një varg hitesh, 13 prej të cilave kanë hyrë gjithmonë në top 10 të top-listës zyrtare të këngëve më të dëgjuara të vitit në Mbretërinë e Bashkuar.

Debutimi i Duas në muzikë erdhi në vitin 2015 dhe dy vjet më vonë ajo publikoi hitin e saj të madh “New Rules”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Teksa ajo dhe Rita kanë arritur majat e suksesit dhe kanë marrë pjesë në të njëjtat ceremoni çmimesh dhe ngjarje të rëndësishme, tani kanë edhe miq dhe bashkëpunëtorë të famshëm të përbashkët.

Një e tillë është edhe këngëtarja amerikano-shqiptare Bebe Rexha.

Ajo u shfaq në këngën “Girls” të Rita Orës në vitin 2018 dhe ishin bashkë-prezantuese të një performance në MTV Video Music Awards 2018.

Por, po, e keni marrë me mend, Bebe Rexha gjithashtu ka punuar më vonë me Duan – në këngën “Rumballa” të vitit 2021.

Rexha zbuloi në një intervistë për The Sun në vitin 2021 se ishte përpjekur të realizonte një bashkëpunim me Ritën dhe Duan, duke shtuar: “Do të më pëlqente shumë të bënim diçka së bashku”.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha (Foto: Grammy)

Rita është gjithashtu shoqe e ngushtë, me këngëtaren dhe kantautoren britanike, Chelcee Grimes, e cila ka kompozuar tri hitet e Duas, dhe me këngëtarin e grupit ‘One Direction’, Liam Payne, i cili ka bashkëpunuar si me Ritën ashtu edhe me Duan.

Charli XCX, e cila gjithashtu këndon në hitin “Girls”, është një tjetër mikeshë e përbashkët e vajzave me origjinë nga Peja.

Ajo i tha Revistës People: “Më pëlqen të shoqërohem me Ritën”.

“Ajo thjesht ndihet si dikush me të cilin jam rritur – ajo është shumë me këmbë në tokë dhe unë e dua këtë, ajo di si të festojë”.

Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: The Mega Agency)

Dhe Romain nuk është i vetmi nga ish-të dashurit e Ritës që është shoqëruar me Duan.

Calvin Harris – përplasja e të cilit në vitin 2015 me këngëtaren Rita Ora çoi në një grindje toksike kur ai e ndaloi atë ta përdorte dhe interpretonte këngënb e kompozuar nga ai, hitin “I Will Never Let You Down”.

Të dyja pëlqejnë paraqitjet me bikini

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në aksionet e modës, nuk mungojnë veshjet pothuajse identike të Ritës dhe Duas – duke përfshirë veshjet paraqitjet me bikini.

Të dy vajzat janë adhuruese të ekspozimit të linjave të trupit dhe publikimit të shpeshtë të fotografive me bikini në Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në ditët e sotme, ata jetojnë vetëm dy milje larg njëra-tjetrës në Londër – Rita në një rezidencë viktoriane në vlerë 7.5 milionë funte në Primrose Hill dhe Dua, pronare krenare e një rezidence të ngjashme me tulla të kuqe, me vlerë shtatë milionë funte.

Rita u kthye në shtëpinë e saj në Londër në korrik të vitit 2022, me bashkëshortin e saj regjisor të filmit nga Zelanda e Re, Taika Waititi, pasi jetoi në Los Angeles për dy vjet.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në vitin 2020, Rita përshëndeti trashëgiminë e përbashkët të saj dhe Duas me krenari në rrjetet sociale, duke postuar: “Shqipëria dhe Kosova janë plot me talente të mëdha dhe të bukura dhe unë jam shumë krenare për kolegët e mi të mrekullueshëm, të fortë, të talentuar që përfaqësojnë trashëgiminë tonë”.

“Ne sot ndajmë dashurinë, paqen dhe bashkimin me Bebe Rexhën, Dua Lipën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin, Ava Max-in e shumë të tjerë”.

Rita tani është shumë e lumtur me bashkëshortin e saj Taika, të cilin e takoi vetëm disa javë pas ndarjes nga Romain dhe u martua në gusht të vitit 2022.

Foto: Rita Ora/Instagram

Dua, në të kundërt, pranoi vitin e kaluar se i kishte pëlqyer pushimi nga marrëdhëniet pas ndarjes me Anwar Hadid.

“Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe të mendoj vetëm për veten time dhe të jem mjaft egoiste”, ka thënë Dua.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Duke gjykuar natën e saj ku u fotografua me Romainin, kjo deklaratë e saj dukej se ishte jetëshkurtër.

Përveç kësaj, nëse Rita është e dashuruar, me siguri nuk do të kalojë shumë kohë që Dua të bëjë të njëjtën gjë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ashtu si me shumë gjëra të tjera në jetën e tyre ndër vite. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori