LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa konfirmon romancën e re me Anwar Hadid

Dua Lipa konfirmon romancën e re me Anwar Hadid

Thashethemet për lidhjen e saj të re filluan vetëm pak javë pasi ajo u nda nga Isaac Carew.

Dua Lipa, 23 vjeçe, konfirmoi romancën e saj të re me Anwar Hadidin, 20 vjeç, të shtunën në Londër, teksa i dhanë vetes një përqafim të ngrohtë në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park”.


Në mënyrë të qartë në një gjendje shpirtërore, këngëtarja duket sikur po kalonte kohën më të mirë, kur u shfaq komode në krahët e modelit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Anwar dukej sikur ishte tejet i momentshëm kur Dua u ngjit për të performuar në skenë.

Nuk ishte e vështirë të shihje se Dua i kishte vazhdimisht sytë te vëllai i vogël i motrave supermodele, Gigi dhe Bella Hadid.

Krijuesja e hiteve kishte veshur një xhaketë të lehtë të kombinuar me pantallona ngjyrë bezhë.

Këngëtarja shqiptare ka filluar të takohet me Anwar, pas ndarjes nga Isaac Carew, 33 vjeç.

Është pohuar se fituesja e dy çmimeve “Grammy” ishte duke shijuar statusin e beqares, duke u kënaqur me një numër takimesh me Anwar.

Këngëtari u bë e afërt me modelin gjatë kohës së qëndrimit të saj në Los Angeles, sipas The Sun.

Nuk është hera e parë që Dua ka ka lidhje me familjen Hadid, kjo pasi ajo edhe është shoqe e ngushtë me supermodelen, Gigi, dhe kjo mund të jetë një shenjë afrimiteti me vëllanë e saj. /Telegrafi/