“Drunk”, vjen së shpejti nga Kida

Prej disa ditësh ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.
Fjala është për këngëtaren e njohur shqiptare, Kida, e cila siç njofton së shpejti rikthehet me prurje të reja.
Duke qenë se është mjaft e ndjekur në rrjete sociale, ajo ka publikuar disa pamje të tjera nga xhirimet e klipit.

“Më shpejt se sa mendoni, Drunk”, ka shkruar ajo.

Kida ndërkohë edhe kësaj here është duke bashkëpunuar me produksionin e njohur ‘Entermedia’.

Sa i përket anës muzikore, “Edhe sa” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Kida në shtator.
Për tre muaj, projekti ka mbledhur mbi 14 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/12/2020













































