Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Grand Slamin e Parisit.

Në raundin e dytë të kategorisë deri në 52 kilogram, xhudistja kosovare është përballur me francezen Anais Mosdier.

Vetëm pas një minute e 42 sekondave, Distria ka arritur ta fitoj meçin me ‘Ippon’.

Kësisoj xhudistja kosovare tani kalon në rrethin e tretë dhe është në pritje të kundërshtares së radhës.

Kujtojmë që Distria është kampione olimpike, ku vitin e kaluar fitoi në Tokio. /Telegrafi/