LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë lojtarët me pagat më të mëdha në Ligën Premier

Dhjetë lojtarët me pagat më të mëdha në Ligën Premier
ë

Nga top pesë ligat e mëdha evropiane, Liga Premier është ajo me rrogat më të madha.

Por, në afatin kalimtar të janarit renditja e lojtarëve më të paguar ka ndryshuar.


Me kalimin e Alexis Sanchez nga Arsenali te Manchester Unitedi, kiliani është bërë lojtari më i paguar. Ish-ylli i Barcelonës do të paguhet 569.36 mijë euro në javë.

Sanchez duke pozuar si lojtar i Unitedit (Foto: Man Utd – Twitter)

Fakt interesant është se top katërshja është vetëm me lojtarë të Djajve të Kuq, Paul Pogba i dyti me 330 mijë euro në javë, i ndjekur nga Romelu Lukaku me 284.68 mijë euro dhe Zlatan Ibrahimovic me 250 mijë në javë.

Top pesëshja mbyllet nga Sergio Aguero i Manchester Cityt me 250 mijë euro në javë.

Pastaj vijnë dyshja e Chelseat, Eden Hazard dhe Cesc Fabregas me 250 mijë euro në javë.

David de Gea paguhet 227.74 mijë euro, Virgil Van Dijk i Liverpoolit 205 dhe në fund Alexandre Lacazette me 193.5 mijë euro në javë. /Telegrafi/