LAJMI I FUNDIT:

Dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve: Arsenalit pritet t’i largohen tre yje

Dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve: Arsenalit pritet t’i largohen tre yje

Dështimi i Arsenalit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve mund të ketë pasoja në drejtim të largimit të disa prej lojtarëve të tyre më të mirë nga klubi.

Bukayo Saka, Gabriel Magalhaes dhe Gabriel Martinelli mund të bëjnë lëvizje të mëdha në të ardhmen e afërt.

Humbja 2-0 e Topçinjve në Newcastle i ka lënë të varura nga një fije shpresat e tyre për të përfunduar në top katërshe të Ligës Premier.

"Nuk e meritojmë të luajmë në Ligën e Kampionëve, madje as në atë të Evropës" - Xhaka nuk ngurroi t'i 'sulmonte' bashkëlojtarët pas humbjes nga Newcastle
Lexo po ashtu "Nuk e meritojmë të luajmë në Ligën e Kampionëve, madje as në atë të Evropës" - Xhaka nuk ngurroi t'i 'sulmonte' bashkëlojtarët pas humbjes nga Newcastle

Arsenali duhet të mposhtë Evertonin të dielën dhe të shpresojë që Norwich tashmë i rënë në Championship të mundë Tottenhamin në Carroë Road.

Shanset për këtë janë të pakta dhe Liga e Evropës ka shumë të ngjarë të pret skuadrën e Mikel Artetës.

Saka do të ishte lojtari që tifozët e Arsenalit janë më të shqetësuar për humbjen. Kontrata e tij ka vetëm dy vjet për të përfunduar dhe nuk ka asnjë shenjë të menjëhershme se ai do të vendosë lapsin mbi letër për një rinovim.

Arteta e pranon se nuk janë as afër nivelit të top katërshes
Lexo po ashtu Arteta e pranon se nuk janë as afër nivelit të top katërshes

Dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë në 12 muaj.

Ndërkohë, qendërmbrojtësi Gabriel tashmë po tërheq interesimin nga Barcelona dhe Juventus. Braziliani nuk ka lidhje emocionale me Arsenalin siç i ka lojtari i akademisë Saka. Joshja për të kaluar në një nga klubet elitare të Evropës mund të jetë shumë e madhe për t’u refuzuar.

“Lojtar i jashtëzakonshëm”, Klopp lavdëron Martinellin e Arsenalit
Lexo po ashtu “Lojtar i jashtëzakonshëm”, Klopp lavdëron Martinellin e Arsenalit

Ndërkohë, Martinelli ka rënë ndjeshëm në formë në vitin 2022 për sa i përket golave ​​dhe asistimeve. Por, ai ka bërë një performancë të mahnitshme për të rënë në sy.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka bërë të qartë admirimin e tij për 20-vjeçarin në më shumë se një rast. Nëse Mohamed Salah ose Sadio Mane largohen në të ardhmen e afërt, Martinelli me siguri do të ishte një lojtar që synon Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori