LAJMI I FUNDIT:

Arteta e pranon se nuk janë as afër nivelit të top katërshes

Arteta e pranon se nuk janë as afër nivelit të top katërshes

Mikel Arteta ka shprehur zhgënjimin e tij në disfatën e pësuar nga Newcastle me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 3-të në Ligën Premier.

Arsenali me këtë humbje i ka zbehur shumë gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi do të duhet një mrekulli për të arritur atje.

Pas ndeshjes, trajneri i The Gunners ka thënë se ata janë shumë larg top katërshes, dhe se The Magpies ishin dhjetë herë më të mirë se ta.

"Nuk e meritojmë të luajmë në Ligën e Kampionëve, madje as në atë të Evropës" - Xhaka nuk ngurroi t'i 'sulmonte' bashkëlojtarët pas humbjes nga Newcastle
Lexo po ashtu "Nuk e meritojmë të luajmë në Ligën e Kampionëve, madje as në atë të Evropës" - Xhaka nuk ngurroi t'i 'sulmonte' bashkëlojtarët pas humbjes nga Newcastle

“Newcastle merituan fitoren dhe ishin shumë më të mirë sesa ne. Nuk treguam asgjë. Ata ishin më të mirë në secilin aspekt”, ka deklaruar Arteta pas ndeshjes.

“Është dëshpëruese që Newcastle ishin 10 herë më të mirë sesa ne. Paraqitja nuk ishte askund me nivelin që na duhet ne për të qenë në Ligën e Kampionëve. Jam thellësisht i zhgënjyer”.

Është e dhimbshme. Ishte në duart tona dhe tani nuk është në dorën tonë. Duhet të mposhtim Evertonin dhe të presim për një fitore në Norwich ndaj Spurs. Në futboll gjithmonë ka një shpresë të vogël”, shtoi mes tjerash trajneri.

Në xhiron e fundit, Arsenali duhet të fitojë ndaj Evertonit dhe të shpresojë që Tottenhami të humbë nga Norwichi i rënë tashmë në Championship, për të shpresuar që të sigurojnë vendin në garën më të madhe për klube në Evropë, pasi kanë 66 pikë, dy më pak se Spurs. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori