Ajo konsiderohet me të drejtë një prej femrave më atraktive në botë.

Demi Rose njihet për stilin e saj të jetës i cili është mjaft i shtrejtë dhe me shprehje provokative në rrjetet sociale.

Foto: Instagram/DemiRose

Modelja 22 vjeçare ka treguar linjat trupore nga brigjet e Mykonosit në Greqi, në bikini ngjyrë krem.

Britanikja fantastike ka shkuar në Mykonos pasi qëndroi në Milano dhe Venedik, edhe këto dy udhëtime të përcjella plot luks.

Demi Rose në Venedik, Foto: Instagram/DemiRose

Zjedhja e Demit ndikoi që të zbulohet gjoksi në masë të madhe, e këto imazhe ajo i ndau me 6.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo shfaqet me grim minimal në këtë foto teksa bruneta preferoi flokët e kapura për t’u dukur thjeshtë, por tejet seksi.

Foto: Will Alexander

Demi ka konfirmuar se së shpejti udhëton në Los Angeles për të filluar një karrierë si yll i filmit.

Aktualisht bukuroshja është në lidhje me DJ Chris Martinez, kurse famë mori nga periudha e saj në romancë me Tygan në maj të vitit 2016, pasi ky i fundit ishte në krizë me Kylie Jenner. /Telegrafi/

Foto: Will Alexander