Përtej rezultateve, 2018 ishte një vit në të cilin bota e futbollit na dhuroi me momente dhe deklarata (thënie) të paharrueshme nga disa prej emrave më të shquar në sportin botëror.

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka koleksionuar disa nga thëniet më të mirat për shkak të rëndësisë së tyre, ashpërsisë së tyre ose rëndësisë së momentit.

Nga De Rossi tek Ibra e Guardiola: Këto janë 10 deklaratat më interesante për vitin 2017 Nga De Rossi tek Ibra e Guardiola: Këto janë 10 deklaratat më interesante për vitin 2017

Më poshtë Telegrafi ua sjell këto deklarata, të cilat padyshim se janë interesante për nga kuptimi apo thumbimi i bërë.

Gianluigi Buffon pas ndeshjes ndaj Real Madridit: “Gjyqtari ishte një kafshë, ai ka mbeturina në vend të zemrës”.

Gerard Pique: “Ka njerëz që presin shumë nga unë dhe ndihem sikur po e braktis shpellën”.

Valentino Rossi: “Kam frikë nga Marc Marquez, ai ka shkatërruar sportin tonë”.

Mino Raiola: “Pep Guardiola, si trajner është fantastik, por si person ai nuk është asgjë, është një frikacak, një qen”.

Jose Luis Chilavert: “[Michael] Ballack kundërmon sikurse një dhi, nuk mund të qëndroni pranë tij”.

Uli Hoeness, pas ndeshjes së Bayern Munichut kundër Sevillas: “Loja e q*** e Juan Bernat pothuajse na eliminoi nga Liga e Kampionëve”.

Yaya Toure: “Guardiola pretendon të mos ketë probleme me lojtarët me ngjyrë”.

Dani Ceballos: “Zinedine Zidane ndryshonte sistemin e lojës për të vënë lojtarë të tjerë para meje në formacion”.

Real Madridi pas shkarkimit të Julen Lopetegui: “Bordi i Drejtorëve kupton se ka një mospërputhje të madhe në mes të cilësisë së lojtarëve të Real Madridit, prej të cilëve tetë janë të nominuar për Topin e Artë, diçka që është e pashembullt në historinë e klubit”.

Jose Mourinho: “Duhet të më respektoni, kam më shumë tituj të Ligës Premier sesa 19 trajnerët e tjerë”.

Alberto Puig: “Të tjerët donin ta fitonin titullin e MotoGP më shumë se [Dani] Pedrosa”.

Dani Pedrosa: “Alberto Puig duhet të lërë të qetë ata që nuk flasin keq për të”.

Sergio Ramos: “Unë kam qenë në majë te e valëve për një kohë të gjatë, më pëlqen të jem në bordin tim, dhe ai që q**** me mua është në ujë”.

Alan Shearer në Paul Pogba: “Ai nuk është i aftë as për të lidhur këpucët e yjeve të mëdha që kanë luajtur për Manchester Unitedin”.

Maradona për Messi: “Është e padobishme të bësh kapiten një burrë që shkon në banjë 20 herë para një ndeshjes”.

Iker Casillas në Twitter, thumbim për Mourinhon: Në rastin e trajnerëve, kur dhe në ç’pikë e shohin ata se nuk janë më të aftë për të drejtuar apo trajnuar një skuadër?”

Dejan Lovren: “Sergio Ramos bën gabime më shumë se unë, dhe Raphael Varane është më i mirë se ai”.

Jurgen Klopp: “Nëse e shihni duelin Ramos- Salah përsëri dhe ju nuk jeni nga Madridi, ju e shihni se Ramos ishte i pamëshirshëm dhe brutal”.

Sergio Ramos: “Klopp do të dëshirojë ta justifikojë atë, por nuk është finalja e parë që ka humbur”.

Thibaut Courtois: “Diego Simeone kritikon Real Madridin që të bëhet më popullor me tifozët e tij”.

Ramos për Griezmann: “Injoranca është e guximshme. Kur e dëgjoj këtë fëmijë, unë kujtoj [Francesco] Tottin, [Gianluigi] Buffonin, Raulin, Iker Casillasin dhe Andres Iniestan që fituan gjithçka, por jo edhe Topin e Artë”.

/Telegrafi/